Aktualitet

Zyrtari gjerman në zyrën e kreut të KLP për ngritjen e SPAK


               Publikuar në : 10:48 - 17/09/19 |
Al Do

Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Christian Lange, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Takimi ka patur në fokus zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe ngritjen e institucioneve te reja, SPAK dhe BKH. I pranishëm në takim ishte edhe ambasadori gjerman Peter Zingraf.

Kreu i KPL ka thënë gjatë takimit se institucioni që ai drejton do të marrë javët në vazhdim një vendim sa i përket numrin e prokurorëve me të cilët mund të ngrihet SPAK dhe se ky i fundit do të jetë gati në Tetor.

“Për 9 muaj, KLP ka menaxhuar mjaft procese sfiduese si ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm.  Në javët në vijim, KLP duhet të marr një vendim për sa i përket numrin e prokurorëve me të cilët mund të ngrihet SPAK. Besoj se Tetori do të gjej vendin me SPAK dhe Prokuror të Përgjithshëm”, tha Ibrahimi.

Në fakt sipas Kushtetutës SPAK nuk mund të ketë më pak se 10 prokurorë dhe këtë gjë Ibrahimi e ka pohuar edhe gjatë një interviste në 21 Korrik 2019, ku shprehej gjithashtu se SPAK do të ishte gati në shtator ose në fillim të tetorit.

Christian Lange u takua ditën e djeshme me Presidentin Ilir Meta. Gjatë një deklarate zyrtari gjerman u shpreh: “Tani më duket e rëndësishme që ndër të tjera Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK dhe BKH të bëhen funksionale në muajt e ardhshëm. Në mënyrë që reforma në drejtësi të marre më tej vrull, duhet që të gjithë institucionet e përfshira të vazhdojnë të punojnë në mënyrë profesionale dhe të fokusuar”. /Opinion.al

Pas