Robert Lewandowski mori Këpucën e Artë, si golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Europë.
Ceremonia u zhvillua në Barcelonë dhe përpos presidentit Laporta, i pranishëm ishte edhe ish-kapiteni legjendar Karles Pujol.
Lewandowski u pozicionua përpara Kylian Mbappé, Ciro Immobile dhe Karim Benzema.
Ky është viti i dytë me radhë që sulmuesi polak vlerësohet me çmimin prestigjioz, që pas trofeve individual deklaroi se tani synon të fitojë kupa me Barcelonën.