Kronikë

Goditi të ëmën me dru, arrestohet 41-vjeçari në Bulqizë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:22 - 24/01/21 |
Doriana Çepunaj

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Bulqizë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Sipas policisë, është vënë në pranga L.Xh., 41 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë , menjëherë pas njoftimit të marrë se në një banesë djali po dhunonte nënën duke i rrezikuar jetën, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke bërë  neutralizimin dhe prangosjen e personit, i cili në momentin e kapjes nga policia, gjatë kontrollit fizik ju gjetën në trup edhe dy armë të ftohta thikë”, njofton policia.

41-vjeçari në banesën e tij  është konfliktuar me nënën  duke e dhunuar e goditur në trup me një send të fortë (dru)  e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprat  penale  “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./Opinion.al

Pas