Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës orës 7:40 të mëngjesit të sotëm në një apartament në Löëenberger Strasse në Berlin-Lichtenber. Mediat e huaja raportojnë se një 23-vjeçar shqiptar ka goditur me sëpatë një grua 27-vjeçe, ndërsa ndodheshin në katin e 9-të një pallati.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i policisë Martin Dams. Sakaq në vendngjarje kanë shkuar autoritetet policore për të bërë të mundur arrestimin e të riut shqiptar por janë përballur me rezistencën e këtij të fundit. Në këtë moment policia ka qëlluar me armë zjarri drejt tij duke e plagosur për vdekje.
Ndërkohë, raportohet se 27-vjeçarja mori plagë të rënda nga goditja me sëpatë. Po ashtu mediat vendase bëjnë me dije se 27-vjeçarja është me origjinë ukrainase, ndërsa 23-vjeçari është me origjinë nga Kosova.
Sakaq, mbetet e paqartë marrëdhënia midis dy të rinjve./Opinion.al