Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Goditen 2 grupe mafioze në Spanjë, njëra shqiptare. Sekuestrohet drogë me vlerë 4,1 mln €

2022/09/20 at 9:06 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditen 2 grupe mafioze në Spanjë, njëra shqiptare. Sekuestrohet drogë me vlerë 4,1 mln €

Garda Civile Spanjolle, në bashkëpunim me Karabinierët e Guardia di Finanza dhe DIA-s kanë finalizuar një operacion të koduar “Dragon Ball” dhe kanë goditur dy organizata kriminale, njëra me origjinë shqiptare.


Operacioni është kryer në dy faza radhazi, më 13 dhe 17 shtator, ndërsa kanë marrë pjesë rreth 400 agjentë të Gardës Civile në Ibiza, Malaga, Barcelonë dhe Tenerife.

Objektivi i operacionit kanë qenë dy organizatat kriminale që merreshin me trafik droge në Spanjë, njëra me origjinë italiane e lidhur me“Ndranghetën” dhe tjetra me origjinë shqiptare.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, armë zjarri, sasi të mëdha parash si dhe dokumente që mund të lidhen me pastrim parash nga veprimtari kriminale.

Rezultati i operacionit

Rezultati përfundimtar i operacionit ka konsistuar në shkatërrimin e dy organizatave kriminale të dedikuara për trafikun e drogës që vepronin në ishullin Ibiza, të cilat do të futnin në treg 94500 doza MDMA dhe kokaine, me vlerë 4.1 milionë euro. Gjithashtu, është sekuestruar edhe pasuri e luajtshme dhe e paluajtshme me vlerë të përafërt 22 milionë euro.

Mediat spanjolle shkruajnë se janë bërë gjithsej 32 arrestime, përfshirë shtetas italianë, shqiptarë dhe hungarezë, si dhe janë kryer 42 kontrolle pronash, 38 në Ibiza, 1 në Barcelonë, 2 në Malaga dhe 1 në Tenerife, përveç kontrollit në bodrumet e zonave të pyllëzuara në Ibiza.

Droga e sekuestruar arrin në 18 kilogramë metamfetaminë me të cilën mund të ishin prodhuar 870 mijë pilula ekstazi, 4,5 kilogramë kokainë, një plantacion kanabisi, me 600 bimë marihuanë, dhe sasi të konsiderueshme substancash të tjera, mjete peshimi dhe shtypjeje. Gjithashtu, janë konfiskuar dy armë zjarri, 330 mijë euro para të gatshme dhe 23 automjete të tipit të lartë.

Po ashtu janë bllokuar 116 llogari rrjedhëse dhe 15 prona të përdorura për pastrim parash. Ndër objektet e sekuestruara ishin ora luksoze (të markave Bulgari, Rolex dhe Cartier), bizhuteri, dokumente që lidhen me llogari bankare jashtë vendit, dokumente false identiteti, frenues frekuencash, një mori celularësh, memorie USB, tableta dhe pajisje të tjera elektronike./Opinion.al

 

 



Ju sugjerojmë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
Aktualitet

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

5 Korrik, 2026 5:55 pm
Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
Kronikë

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

5 Korrik, 2026 12:07 pm
Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump

5 Korrik, 2026 12:00 pm
Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
Kryesore

“Po i dëgjojmë protestuesit”, Rama për tubimet: Dialogu po pengohet nga…

5 Korrik, 2026 11:54 am
Para
Mbytja e turistes angleze në Sarandë, arrestohet 45-vjeçari. Për çfarë akuzohet

Mbytja e turistes angleze në Sarandë, arrestohet 45-vjeçari. Për çfarë akuzohet

SHBA ndihmon ushtarakisht vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë

Rama: Arritja e Luizës të lë pa fjalë, Gjermania është sot pas Shqipërisë

Rama:Të parandalojmë me çdo kusht diçka të keqe, Putin do ishte i gëzuar nëse...
















TE FUNDIT

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
5 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë, në ditën e 36 të protestës. Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
5 Korrik, 2026

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë ditës së sotme u menaxhuan operacionet për përballimin e 16 vatrave...

Lexo më shumë

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
5 Korrik, 2026

Forcat zjarrfikëse, helikopterë të Forcave të Armatosura, si dhe dhjetëra efektivë po punojnë për shuarjen e flakëve në Fier. Ndërkohë,...

Lexo më shumë

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
5 Korrik, 2026

Dje shqiptarët përsëritën 20 shkurtin e vitit 1990 dhe me simbolizma organizuan funeralin politik të Edi Ramës”. Kështu u shpreh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}