Kronikë

Gledis Nano-medias franceze: 14 kriminelë u arratisën, operacionet dekonspiroheshin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:42 - 05/09/22 |
Opi Nion

Para se të largohej nga detyra si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka deklaruar për median franceze Metropole në reportazhin “Hetime Ekskluzive” se 14 kriminelë janë arratisur për shkak se operacionet dekonspiroheshin.

“Ka pasur rrjedhje informacioni, mund të kenë ardhur nga vetë ata që kanë kryer investigime ose nga ekipet operscionale”-thotë Nano.

Më tej, Nano është shprehur se janë goditur banda të fuqishmë në Shqipëri.

“Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1,2,3,4,…18 anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të drogës dhe të vrasjeve me pagesë”

Për median franceze, Nano thotë se për shkak të reformës në drejtësi i është dashur që të shkarkoj nga detyra shumë koleg të tij.

“Ka një reformë në drejtësi që po vijon në këto momente. Prokurorë dhe Gjykatës janë shkarkuar dhe në po bëjmë të njëjtën gjë me policët tanë. Kjo gjë do pak kohë. Për këtë arsye më është dashur që të sanksionoj shumë kolegë të të mi në pozicionë shumë të larta në detyrë. U shkarkuan. Kjo gjë sepse në qoftë se një ditë do të duam të integrohemi në BE, duhet të përmbysim disa rregulla. Një nga këto është lufta kundër Korrupsionit”,-ka thënë Nano.

Pas