Aktualitet

Gjykata regjistroi statutin, Rithemelimi: Ngazëllehet Basha, figuron kryetar i PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:32 - 18/03/22 |
Opi Nion

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila sot regjistroi në regjistrin e partive politike, ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike, që janë bërë në kongresin e 17 korrikut 2021.

Arben Ristani, anëtar i Komisionit të Rithemelimit në një reagim e cilësoi vendimin mëse normal, ndërkohë që shkruan se po ne ketë gjykate presin radhën edhe ndryshimet e tjera që janë bërë me pas në statutin e PD, duke iu referuar ndryshimeve të bëra në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Më tej ai thotë se s’mund të mos bjerë në sy dhe ngazëllimi i Bashës lidhur me faktin se figuron ende kryetar i PD, sipas statutit të korrikut 2021.

“Gjykata e Tiranes, në një shqyrtim rutine, normal, të kërkesës së Luzim Bashes, ka lejuar regjistrimin, në regjistrin e partive politike, të ndryshimeve që PD, i ka bërë statutit te saj ne korrik 2021.

Vendim mese normal, duke patur parasysh, se permbajtja e vendimit te Kuvendit te demokrateve ne korrik 2021, ishte sipas Kushtetutes se Shqiperise dhe sipas procedurave te ligjit per partite politike dhe procedurave statutore te PD.

Nderkohe presin radhen, po ne kete gjykate, per tu shqyrtuar dhe rregjistruar, edhe ndryshimet e tjera qe i jane bere me pas, statutit te PD, ndryshime te cilat, jane edhe ato ne baze te Kushtetutes, ligjit dhe statutit te PD.

E vetmja gje qe terheq vemendjen ne kete rast, eshte shkelja e ligjit nga gjykata per mos shqyrtimin e ketyre kerkesave, brenda afatit 30 ditor qe kerkon ligji.

S’mund te mos bjere ne sy dhe ngazellimi i Bashes qe ta paraqese faktin, si fitore e njeriut qe vetem fiton, pa njohur humbje, si dhe kenaqesia qe ndjen, kur sheh se ne regjistrin e partive politike, ai figuron ende kryetar i PD, sipas statutit te korrikut 2021.”, shkruan Ristani.

Pas