Bota

Lufta në Ukrainë, Putin: Të gjitha qëllimet e Kremlinit do të arrihen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:41 - 18/03/22 |
Opi Nion

Në një paraqitje të rrallë publike, presidenti i Rusisë Vladimir Putin u shfaq në një skenë para dhjetëra-mijëra rusëve për të festuar tetëvjetorin e aneksimit të Krimesë nga Ukraina.

Në ngjarjen që u zhvillua në stadiumin e qytetit të Moskës, Putin lavdëroi aksionin ushtarak rus që po zhvillohet për pushtimin e Ukrainës.

“Krah për krah, ata ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin”, tha Putin para masës.

“Ne nuk kemi pasur unitet si ky për një kohë të gjatë”, shtoi Putin derisa dëgjoheshin brohoritjet e turmës.

Në fjalimin e tij, Putin po ashtu i premtoi masës së mbledhur se të gjitha qëllimet e Kremlinit do të arrihen.

“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, si ta bëjmë dhe me çfarë kostoje. Dhe ne do t’i realizojmë absolutisht të gjitha planet tona”, tha Putin.

Përpara fjalimit të presidentit Putin, grupet muzikore luajtën këngë patriotike sovjetike për identitetin kombëtar dhe folësit e tjerë lavdëruan Putinin se po luftonte “nazizmin” në Ukrainë, një pretendim i hedhur poshtë kategorikisht nga liderët anembanë globit.

Disa të pranishëm, duke përfshirë prezantuesit e ngjarjes, mbanin bluza apo xhaketa me shkronjën “Z” – një simbol që po shihet vazhdimisht i shënuar në tanket dhe automjetet ushtarake ruse në Ukrainë. Këtë simbol po e përdorin kryesisht rusët që mbështetësin luftë.

Putin foli në skenë para dhjetëra-mijëra rusëve që valëvitnin flamurin shtetëror të Rusisë.

Tubimi u mbajt për të festuar përvjetorin e tetë të aneksimit të gadishullit të Krimesë në Detin e Zi, ngjarje kjo që ndodhi më 18 mars të vitit 2014.

Pas fillimit të fjalimit të presidentit rus, Televizioni Shtetëror i Rusisë papritmas ndërpreu fjalimin e tij.

Putin sapo kishte filluar të fliste dhe ishte në mes të fjalisë kur transmetimi i drejtpërdrejtë nga stadiumi Luzhniki papritmas kaloi në imazhe të regjistruara të fjalimeve të vjetra dhe shfaqje të koncerteve.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një problem në server ishte shkaktar i gabimit, raporton agjencia e lajmeve Interfax.

Pak kohë më vonë, fjalimi u shfaq i plotë në kanalin televiziv Rossiya 24.

Rusia filloi pushtimin e Ukrainës me 24 shkurt. Shumica e vendeve të botës kanë kundërshtuar pushtimin rus të Ukrainës dhe Rusisë i janë vendosur sanksione të ashpra ekonomike e politike.

Pas