Aktualitet

Gjykata njohu 11 Dhjetorin,kush janë drejtuesit e PD që konsiderohen të shkarkuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:45 - 25/03/22 |
Opi Nion

Këtë të premte Gjykata e Tiranës vendosi të regjistrojë statutin e Kuvendit të Partisë Demokratike të 11 Dhjetorit 2021 të thirrur nga ish-kyeministri, Sali Berisha.  Kuvendi i 11 Dhjetorit vendosi të zhbëjë të gjitha strukturat e PD, duke shkarkuar edhe kryetarin, Lulzim Basha që ka dhënë dorëheqjen.

Në stadiumin “Air Albania”, delegatët e thirrur nga Berisha votuan pro shkarkimit të kryetarit të PD-së së asaj kohe, të nënkryetarëve dhe të Sekretarit të Përgjithshëm. Duke qenë se Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj kanë dhë dhënë dorëheqjen, atherë nënkryetart e shkarkuar janë Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj aktualisht kryetar i komanduar. Po ashtu në Kuvendin e 11-Dhjetorit u shkarkua edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi si dhe kryesia e partisë dhe Këshilli Kombëtar.

KRYESIA E PLOTË E PD

KRYETAR

Lulzim Basha (I dorëhequr)

SEKRETAR i PËRGJITHSHËM

Gazment Bardhi

NËNKRYETAR

Enkelejd Alibeaj (I komanduar kryetar)

Agron Gjekmarkaj (I dorëhequr)

Jorida Tabaku

Grida Duma (e dorëhequr)

KRYETAR i KËSHILLIT KOMBËTAR

Arta Sakja

KRYETAR i KOMISIONIT TË APELIMIT, INTEGRITETIT DHE ETIKËS

Flutura Açka (e dorëhequr)

KRYETAR i KOMISIONIT ZGJEDHOR

Jemin Gjana

SEKRETAR ORGANIZATIV

Flamur Hoxha

SEKRETARE PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIK

Jonila Godole

SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN

Greta Bardeli

SEKRETAR i KOORDINIMIT ELEKTORAL

Taulant Zeneli

SEKRETAR PËR ORGANIZATAT PARTNERE

Orjela Nebiaj

SEKRETAR PËR ORGANIZIMIN DIXHITAL

Endri Hasa

SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE

Indrit Sefa

SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN

Kreshnik Çollaku

SEKRETAR PËR DECENTRALIZIMIN DHE PUSHTETIN VENDOR

Roland Bejko

SEKRETAR i MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Gentian Gaba

ZËDHËNËS

Ina Zhupa

ANËTARË TË ZGJEDHUR

Agron Kapllanaj

Dhurata Tyli (Çupi)

Ervin Salianji

Fitim Zekthi

Gazmend Koduzi

Gert Bogdani

Helidon Bushati

Juela Hamati

Lindita Metaliaj

Orjola Pampuri

Taulanda Jupi

Tomor Alizoti

Xhemal Gjunkshi

Xhelal Mziu

 

Pas