Sociale

Bashkëjetuesi e hodhi nga ballkoni/ Flet gruaja: Më tha “thuaj të ra tensioni”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 25/03/22 |
Opi Nion

Valbona Hyseni, gruaja e cila u hodh nga ballkoni nga bashkëjetuesi i saj në Kamëz ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja.

Gjithçka u zbulua ditën e djeshme nga policia pasi gruaja dhe bashkjetuesi i saj raportuan fillimisht se Hyseni ishte rrëzuar nga ballkoni aksidentalisht.

Në një intervistë në ‘New24’, gruaja tregoi se partneri i saj e kishte kërcënuar që mos të tregonte për ngjarjen.  Dilaver Idrizi, i akuzuar për ngjarjen, i kishte thënë që të raportonte në polici se i kishte rënë tensioni.

“Mos trego, thuaj jam varur te telat e ballkonit, dhe më ra tensioni. S’më linte, aty rrite te koka. Thoshte mos ju trego njerëzve, se do të vras. S’më linte t’i tregoja askujt. Tani e mësuan. Kërcënoi vëllain tim. I thash mos më kërcëno vëllain. Aty nisi, i thash që do të denoncoj, s’duroj dot më. Reagoi dhe tha ja tregove njerëzve të tu?! Mirë bërë, se do të gjejnë burrë tjetër. Dilaveri më ka dhunuar 15 vite rresht”, tha gruaja./Opinion.al

Pas