Në foton e mësipërme shfaqet momenti kur kryekomisari Saimir Rustemi, të cilit gjykata i vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, përshëndetet me protestuesit.
Rustemi përqafon mbështetësit e tij, pasi gjykata e liroi nga burgu, ndërsa mësohet se nuk kanë munguar as duartrokitjet.
Gjykata e Shkodrës ka liruar nga qelia ditën e sotme 14 punonjësit e policisë që akuzohen se abuzuan me tenderin për rikonstruksionin e Komisariatit. Bëhet fjalë për një tender në vlerën 2 milionë lekë.
Në seancën e sotme gjyqësorë për 14 punonjësit Gjykata dha masën e sigurisë “arrest shtëpie”, përveç Briland Mnela, Arsenida Hidri dhe Altion Basha për të cilët është dhënë masa “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë dhjetra qytetarë të Shkodrës u ngritën në protestë para Gjykatës së Shkodrës për të mbrojtur dinjitetin e ish-Kryekomisarit të arrestuar, Saimir Rrustemit. Ata thanë se e kanë njohur këtë të fundit në rrethana profesionale dhe sipas tyre ai ka qenë në qendër të disa operacioneve me grupe kriminale të rrezikshme.