Aktualitet

Gjykata lë në burg prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe katër të tjerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:49 - 21/06/21 |
Opi Nion

Gjykata Speciale ka lënë në burg ditën e sotme prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe katër të tjerë.

Bëhet me dije se Në masën “arrest shtëpie”, gjykata ka lënë vetëm zyrtarin e Përmetit Bujar Haredinaj.

Referuar hetimeve rezulton se Hasa ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa që po hetohet nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

Kujtojmë se paraditen e së shtunës, SPAK ka zbarkuar në prokurorinë e Sarandës duke sekuestruar  dokumentet, por edhe printera e sende të tjera ashtu siç edhe është publikuar më herët në media.

Mësohet se janë të paktën tre episode të veçuara nga njëra-tjetra ku nga përgjimet ka rezultuar edhe fiksimi i ndeshjes Selenica-Përmeti që ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të miqve.

Për këtë ngjarje është arrestuar arbitri i ndeshjes, Qerim Ruçi si dhe zyrtari i Përmetit Bledar Hajredini./Opinion.al

Pas