Aktualitet

“Gjykata Kushtetuese brenda vitit”, Kim: Palët të lëvizin me urgjencë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:00 - 27/11/20 |
Al Do

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u ka bërë një thirrje të forte palëve politike në Shqipëri që të lëvizin me urgjencë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese para datës 31 dhjetor.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka kërkuar që palët të lëvizin me urgjencë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ambasadorja Kim vlerëson takimin e djeshëm të KED ku u konfirmua kalendari i plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo shton se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funskionale brenda këtij viti

“Takimi i djeshëm tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Sjell një hap më afër një Gjykate Kushtetuese që funksionon deri më 31 Dhjetor. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, shkruan Yuri Kim. /Opinion.al

Pas