Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kthyer makinën e blinduar ish të dënuarit Lulzim Berisha, e cila i ishte bllokuar nga OFL gjatë aksionit për verifikim të pasurisë.
Sipas informacioneve, makina i është kthyer Berishës, pasi ajo rezulton të jetë me dokumenta të rregullta.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi, i cili thekson se nuk është gjetur asgjë e cila është në kundërshtim me ligjin./ Opinion.al