Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden propozon krijimin e komisionit për reformimin e gjyqësorit amerikan

2020/10/23 at 10:12 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden propozon krijimin e komisionit për reformimin e gjyqësorit amerikan

Kandidati demokrat për president, Joe Biden, tha se nëse i fiton zgjedhjet, ai do të krijojë një komision dypartiak për të shqyrtuar reformimin e sistemit të drejtësisë që ai e quajti “të dalë nga binarët”, duke vënë në dukje se ka alternativa të tjera që mund të merren parasysh përveç zgjerimit të Gjykatës së Lartë.


Biden, sfiduesi i Presidentit republikan Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit, i bëri komentet në një intervistë për emisionin “60 minuta” të kanalit CBS që do të transmetohet këtë fundjavë. Një pjesë e intervistës u bë publike të enjten.

Ish-nënpresidenti amerikan tha se ai do të krijojë një komision dypartiak të studiuesve ligjorë që do të përfshinte demokratë, republikanë, liberalë dhe konservatorë për të rishikuar gjyqësorin amerikan.

“Unë do t’u kërkoj atyre që, pas më shumë se 180 ditësh, të kthehen tek unë me rekomandime se si të reformohet sistemi gjyqësor sepse ai tani po del nga binarët, dhe kjo nuk ka të bëjë me çështjen e shtimit të numrit të anëtarëve të gjykatës”, shtoi Biden.

“Ka një numër alternativash që … shkojnë përtej mbushjes (së gjykatave me më shumë gjyqtarë)”, tha Biden.

Disa njerëz nga e majta kanë hedhur idenë e rritjes së numrit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila aktualisht ka nëntë gjyqtarë, nëse zoti Biden fiton, për t’iu kundërvënë zhvendosjes në të djathtë të gjykatës si rezultat i veprimeve të republikanëve të Senatit në vitin 2016 dhe tani. Republikanët e kanë hedhur poshtë idenë duke e quajtuar atë një përpjekje për të “mbushur gjykatën (me anëtarë të partisë në pushtet)”.

Biden tha javën e kaluar se ai nuk është “një tifoz” i idesë së rritjes së numrit të gjyqtarëve, por i ka lënë të hapura të gjitha opsionet. Numri prej nëntë anëtarësh i Gjykatës së Lartë është caktuar me ligj më shumë se një shekull më parë. Propozimi për krijimin e një komisioni mund të shërbejë si justifikim për zotin Biden që të mos japë një përgjigje përfundimtare mbi rritjen e numrit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë para zgjedhjeve.

Komentet e Biden u bënë publike në të njëjtën ditë që Komisioni Juridik i Senatit amerikan, i kontrolluar nga republikanët votoi për t’i hapur rrugë konfirmimit të plotë të gjyqtares konservatore Amy Coney Barrett, të emëruar nga Presidenti Trump për të mbushur vendin bosh në Gjykatën e Lartë. Senati ka në plan të votojë për konfirmimin përfundimtar të gjyqtares Barret të hënën.

Konfirmimi i saj do t’i jepte organit më të lartë gjyqësor të Shteteve të Bashkuara një shumicë konservatore 6-3, që mund të jetë e rëndësishme në rastet ligjore që përfshijnë abortin, kompetencat presidenciale, të drejtat fetare dhe të armëmbajtjes, të drejtat e komunitetit LGBT dhe çështje të tjera.

Demokratët janë të zemëruar që republikanët e senatit filluan procesin e emërimit të gjyqtares Barrett kaq afër ditës së zgjedhjeve pasi refuzuan në vitin 2016 të fillonin procesin e konfirmimit të kandidatit për anëtar të Gjykatës së Lartë të emëruar nga Presidenti demokrat Barack Obama, me arsyetimin se ishte një vit zgjedhjesh./VOA



Ju sugjerojmë

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër
Kronikë

Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër

8 Korrik, 2026 1:44 pm
Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim
Aktualitet

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim

8 Korrik, 2026 1:00 pm
Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar
Sport

Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar

8 Korrik, 2026 12:50 pm
Berisha: Rama të largohet menjëherë
Kryesore

Berisha për mediat britanike: Protestat, më e rëndësishmja e 35 viteve të fundit

8 Korrik, 2026 11:46 am
Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran
Bota

Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran

8 Korrik, 2026 11:39 am
Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA-së ndaj Iranit
Bota

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA-së ndaj Iranit

8 Korrik, 2026 11:35 am
Para
Greva e naftëtarëve në Ballsh: Nuk tërhiqemi, shteti rregullatori i vetëm

Greva e naftëtarëve në Ballsh: Nuk tërhiqemi, shteti rregullatori i vetëm

Rama: Do jetë një vit shkollor shumë herë më i gjatë e më i vështirë

Rama iu përsërit kushtin naftëtarëve: Dilni nga greva dhe do vij unë vetë

Kryemadhi: Kemi dërguar 5 propozime për Reformën Zgjedhore, qeveria…

PD mbyll procesin për përzgjedhjen e kandidatëve
















TE FUNDIT

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
8 Korrik, 2026

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër komentet raciste të bëra ndaj futbollistit francez...

Lexo më shumë

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
8 Korrik, 2026

Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri, konfirmoi Mark Rutte gjatë konferencës për shtyp, por mbetet ende...

Lexo më shumë

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
8 Korrik, 2026

Vendimi i SHBA-ve për të cilësuar dy grupet më të mëdha kriminale të Brazilit si organizata terroriste mund të shërbejë...

Lexo më shumë

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
8 Korrik, 2026

Në konferencën për shtyp pas samitit, Mark Rutte u pyet për deklaratat e presidentit Trump dhe nëse NATO s’mund të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}