Kronikë

Gjobitet me 10 milionë lekë biznesmeni në Durrës, nuk zbatoi orën policore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 12/07/21 |
Opi Nion

Policia e Durrësit ka gjobitur mbrumen e ndjeshme me 10 milionë lekë të vjetra pronarin e një lokali, pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin S. D., pronari i një subjekti që u konstatua duke vijuar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.”– thuhet në njoftimin zyrtar.

Nga ana tjetër mësohet se është arrestuar një shtetas për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe proceduar penalisht 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Pushtim toke”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 23 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, pasi në banesë, ka dhunuar për motive të dobëta, kushëririn e tij, shtetasin A.(J). H., 39 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasit L. S., dhe J. S., banues në Gramëz, Krujë, pasi prej vitesh i kanë zaptuar një sipërfaqe toke shtetasit Gj. C.”- njofton policia./Opinion.al

Pas