Aktualitet

Me shuplaka, grushta e shkelma/Shqiptarja në Itali dhunohej nga 23-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:47 - 12/07/21 |
Opi Nion

Një grua shqiptare në Itali ka qenë viktimë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti. Torino Today shkruan se ai ka qenë aq xheloz për bashkëshorten saqë mundohej t’i kontrollonte çdo gjë. Madje nuk donte që të kishte marrëdhënie shoqërore me njerëz.

Në kohën kur 23-vjeçari kur mësoi se gruaja dilte herë pas here me ndonjë mikeshë lindi dhuna. Në artikull thuhet se i riu e dhunonte bashkëshorten “me shuplaka, grushta dhe shkelma”.

Ferri për gruan mbaroi në mbrëmjen e së hënës, 5 korrik 2021, kur agjentët e Skuadrës ndërhynë në apartamentin në Crocetta,  dhe i vunë prangat 23-vjeçarit shqiptar, të arrestuar për keqtrajtim dhe të denoncuar për rezistencë ndaj agjentëve gjatë ndërhyrjes. Ishin banorët që kërkuan ndërhyrjen e policisë pas sherrit të tyre të fundit. Agjentët mbërritën trokasin në derë, por pa marrë asnjë përgjigje, pavarësisht nga fakti se ndiheshin njerëz brenda banesës.

Kaluan disa minuta dhe gruaja doli në ballkon dhe i shpjegoi agjentëve që nuk kishte nevojë për ta. Por policët u kthyen në derën e shtëpisë dhe folën ballë për ballë me të. Dhe pasi i shpjegon të njëjtat gjëra që tha në ballkon, bashkëshorti mbyll me shpejtësi derën. Këtu policët kuptuan që gruaja i kishte thënë të gjitha justifikimet për shkak të frikës dhe menjëherë ndërhynë brenda banesës. Nga aty, ajo filloi dhe i tha të gjitha, që nga dhuna e deri tek izolimi nga bashkëshorti sepse ai nuk e lejonte që të takohej me shoqet. Media italiane shkruan se identitet e çiftit shqiptar nuk janë bërë ende të ditura./Opinion.al

Pas