Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjobë biznesmenit/ Kush është Lavdrim Tufa, që vrau “Mirin e Xhikës”

2018/09/27 at 2:16 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjobë biznesmenit/ Kush është Lavdrim Tufa, që vrau “Mirin e Xhikës”

Lavdrim Tufa është vendosur në pranga një natë më parë pasi ka kanosur një biznesmen për të paguar plot 90 mijë euro. Lavdrim Tufa nuk është një emër i panjohur për autoritetet e drejtësisë por edhe për opinionin publik.


Ai është shpallur fajtor për vrasjen e Fatmir Ramës (Miri i Xhikës) ish-pronari i “Katodromit”, ngjarje e ndodhur në vitin 2003. Ndërsa në mars 2015, Gjykata e Tiranës ka liruar me kusht Lavdërim Tufën, i dënuar për vrasjen e Fatmir Ramës, teksa i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 burg. Në vendimin e 2015, gjykata kishte lënë si kusht që Lavdrim Tufa të mos kryente asnjë veper penale për 4 vite.

Pse u arrestua Lavdrim Tufa, 3 vite e gjysëm pasi kishte dalë nga burgu?

Policia e Tiranës përmes një njoftimi për mediat bëri të ditur sot (27 Shtator) se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan në flagrancë shtetasin Lavdrim Tufa, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.

“Ky shtetas, i ka kërkuar shumën prej 90 000 euro duke e kanosur administratorit të një firme private, me pretendimin se ky i fundit kishte detyrime ndaj shtetasit italian P. E., 50 vjeç”, bëri të ditur policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Lavdrim Tufës është gjetur një antiplumb.

Po kështu në gjendje të lirë do të hetohet për moskallëzim krimi, F. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka patur dijeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar pranë shërbimeve të Policisë. Po kështu janë shpallur në kërkim, P. E., 50 vjeç, banues në Itali dhe A. G., 49 vjeç, banues në Durrës.

Kronologjia e gjyqeve për vrasjen e Mirit të Xhikës

Në vitin 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e deklaroi fajtor Tufën dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm.

Në vitin 2007, Apeli i Krimeve të Rënda vendosi ta lërë në fuqi këtë vendim.

Në vitin 2009, Gjykata e Lartë prishi vendimin dhe e delegoi çështjen sërish në Apelin e Krimeve të Rënda.

Në vitin 2009, Apeli i Krimeve të Rënda vendosi të prishë vendimin e burgut të përjetshëm dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Rrethit Tiranë. Prokuroria i bëri rekurs këtij vendimi, por Gjykata e Lartë në shtator 2009 vendosi të mos e pranojë kërkesën.

Në 2009, çështja i kaloi në kompetencë Gjykatës së Tiranës, e cila e dënoi me 20 vjet burg.

Në 2015, gjykata e Fierit vendosi ta lirojë Lavdrim Tufën, kur i kishte mbetur edhe 1 vit e 8 muaj nga dënimi.



Ju sugjerojmë

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…
Kryesore

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…

2 Korrik, 2026 1:20 pm
Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve
Aktualitet

Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

2 Korrik, 2026 1:01 pm
Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit
Aktualitet

Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit

2 Korrik, 2026 12:40 pm
Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta
Aktualitet

Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta

2 Korrik, 2026 11:41 am
Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj
Aktualitet

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj

2 Korrik, 2026 11:02 am
Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend
Kryesore

Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend

2 Korrik, 2026 10:53 am
Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur

2 Korrik, 2026 10:42 am
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, PD nuk do të marrë pjesë në seancë

2 Korrik, 2026 10:23 am
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit
Aktualitet

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit

2 Korrik, 2026 10:05 am
Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici
Aktualitet

Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici

2 Korrik, 2026 9:51 am
Para
Vrasja e gjyqtares, fëmijët refuzojnë të përballen me babanë në gjyq

Vrasja e gjyqtares, fëmijët refuzojnë të përballen me babanë në gjyq

Gjendet një trup i pajetë në Liqenin Artificial

Gjendet një trup i pajetë në Liqenin Artificial

Shenjat më besnike dhe fantastike e Horoskopit

Ruhuni nga femrat e këtyre shenjave horoskopi, janë të rrezikshme
















TE FUNDIT

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…
2 Korrik, 2026

“Në vlerësimin tim, ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që Parlamenti duhet të...

Lexo më shumë

Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve
2 Korrik, 2026

Sërish tensione dhe përplasje para Kuvendit. Pas hedhjes së sprajit me piper, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me...

Lexo më shumë

Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit

Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit
2 Korrik, 2026

Është mbyllur seanca plenare e kësaj të enjte, në të cilën PD nuk mori pjesë, e ndërsa mazhoranca kaloi me...

Lexo më shumë

Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta

Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta
2 Korrik, 2026

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj iu është bashkuar protestuesve para parlamentit, por ka ndeshur në kundërshtimin e tyre....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}