InstaBIZ

Gjiknurit, Ahmetajt apo Beqajt, kujt do ja japë Rama çelësin e kasafortës?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:28 - 17/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e së shtunës në programin e humorit “Klanifornia”, në TV Klan. Nga gazetari Gilbert Fevziu (aktori Albano Bogdo), Rama është pyetur mbi disa  çështje.  Kujt do t’ja jepte ai çelësin e kasafortës?

Bogdo: Nëse do kishe një kasafortë me lekë, diamante, pasuri, kujt do t’ja jepje çelësin? Gjiknurit, Ahmetajt apo Beqajt?

Rama: Provokator, ti nuk je gazetar, je i kapur nga veset. Vesi i basteve të ka bërë mendjen, lekë, lekë lekë. Kasaforta është e jotja, çelësin harroje se kujt ja jap.

Bogdo: Sa miliardë euro ke? Nga 1 – 10?

Rama: Si s’të vjen vjen turp.

Bogdo: Po ty, si s’te vjen turp të tregosh sa lekë ke?

Rama: I ke bërë miliardat si qimet e bishtit tënd, se ke sa të duash.

Pas