Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania me të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor

2022/02/18 at 8:50 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania me të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Qeveria gjermane emëroi të premten politikanin Manuel Sarrazin, si të dërguar të posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor.


Sarrazin, që është nga radhët e të gjelbërve, ishte deputet në Bundestag nga viti 2008 deri në vitin 2021.

Bashkëpartiakja e tij, Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, duke e përgëzuar zotin Sarrazin tha se “Ballkani Perëndimor ka nevojë për një mbështetje të fuqishme nga Bashkimi Evropian”, ndërsa e cilësi atë si mbështetës të fuqishëm të zgjerimit të bllokut.

Sarrazin do të jetë i dërguari i katërtë perëndimor për rajonin. Aktualisht zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar është në postin e të dërguarit të posaçëm amerikan, Sir Stuart Peach i dërguar i posaçëm i Britanisë së Madhe, ndërsa Miroslav Lajçak, në detyrën e të dërguarit të posaçëm të BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Që të gjithë janë pjesë e përpjekjeve për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Në fillim të muajit shkurt i dërguari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak, qëndruan në Prishtinë dhe në Beograd në kuadër të përpjekjeve për ripërtëritjen e bisedimeve Kosovë – Serbi.

Javën e ardhshme në Bruksel pritet një takim ndërmjet kryenegociatorëve të të dyja palëve, Besnik Bislimi e Petar Petkoviç, që shihet si pjesë e përpjekjeve për të siguruar një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Takimi i fundit i nivelit të lartë është mbajtur në korrik të vitit të kaluar. Zyrtarët evropian shpresojnë që ata të takohen gjatë muajit të ardhshëm, ndonëse pritjet për ndonjë përparim janë të pakta, meqë Serbia mban zgjedhjet presidenciale e parlamentare në fillim të muajit prill.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në bisedime të lehtësuara nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011 për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, që është kusht për përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane.

Serbia e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës ka hapur disa kapituj të negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet fundit në proceset integruese.



Ju sugjerojmë

Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë
Aktualitet

Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë

29 Qershor, 2026 8:22 am
Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave
Bota

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave

29 Qershor, 2026 7:50 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi 29 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

29 Qershor, 2026 7:46 am
Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

28 Qershor, 2026 10:51 pm
Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Politikë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

28 Qershor, 2026 8:52 pm
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
Bota

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

28 Qershor, 2026 7:42 pm
Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Para
Merr prodhimin e baxhos, s’jep lekët: Mund të mos t’i jap fare

Merr prodhimin e baxhos, s’jep lekët: Mund të mos t’i jap fare

Mashtruesi serial-gazetares: Ç’do me këtë punë? Mos u merr fare

Mashtruesi serial-gazetares: Ç’do me këtë punë? Mos u merr fare

“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Ministria e Jashtme: Kërkuam përgënjeshtrim

“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Ministria e Jashtme: Kërkuam përgënjeshtrim
















TE FUNDIT

Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë

Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë
29 Qershor, 2026

Pas rreth tetë orësh operacion intensiv kërkim-shpëtimi, është bërë e mundur nxjerrja nga Kanionet e Gjipesë e dy turistëve polakë...

Lexo më shumë

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave
29 Qershor, 2026

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të...

Lexo më shumë

Horoskopi 29 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Horoskopi, 12 janar 2026
29 Qershor, 2026

Dashi Falë mbështetjes që do t’ju japë Urani, jeta juaj në çift do të jetë shumë e qetë dhe aspak...

Lexo më shumë

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
28 Qershor, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi sot, pas tre ditësh armiqësish të ripërtërira, se çdo ndërhyrje në menaxhimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}