Te Fundit

Mashtruesi serial-gazetares: Ç’do me këtë punë? Mos u merr fare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:14 - 18/02/22 |
Opi Nion

Emisioni “Stop” trajtoi rastin e Ledion Licit që një pronar baxhoje i ka marrë qumështin, por nuk i ka dhënë paratë.

Drini Peta ka blerë mallin e nuk i ka dhënë paratë Ledion Lici, duke e  gënjyer për shumë kohë atë. Gazetarja e “Stop” i kërkon një shpjegim Drinit dhe gënjeshtra vazhdon me premtimin, se paratë do të kthehen për 5 ditë.

“Ja kam patur shumë probleme me shitjen e djathit. Deri të hënë, të martë do ia mbaroj. Mos dil në konkluzion, mashtrimi është fjalë e rëndë moj motër”, tha pronari i baxhos për gazetaren.

Saga e mashtrimit vazhdon dhe paratë nuk kthehen.

Gazetarja: Kur do i kthehen lekët?

Drini Peta: Ja, se kam ca dokumente. Më kanë kthyer një pjesë të dokumenteve.

Gazetarja: Atë ditë kur më the që do më mashtrosh  mua njësoj si Ledioni më the që është fjalë shumë e madhe mashtrimi, por ja ku jemi sot dhe akoma nuk ia ke kthyer.

Drini Peta: Është tjetër mashtrimi, është tjetër mundësia, është tjetër dëshira.

Gazetarja: Si nuk keni ju mundësi që t’ia ktheni atij, ai nuk ka mundësi prej gati shumë kohësh që nuk ia jepni lekët.

Drini Peta: Po ti ç’do me këtë punë?

Gazetarja: Dua me këtë punë se ai është drejtuar tek unë dhe dua që t’i kthehen lekët nëse nuk doni që të bëj denoncim dhe të ndiqeet problemi ndryshe.

Drini Peta: Mos u merr me atë punë fare!

(Qesh)

Gazetarja: Është për të qeshur?

Drini Peta: O është për të qeshur se ju jetoni me fatkeqësinë e njerëzve.

Gazetarja: Unë jam për të ndihmuar atë personin që ju i thoni do t’i kthej sot po do i kthej nesër. Ju pse nuk ia ktheni, nuk po jetoni ju me fatkeqësinë e të tjerëve?

Drini Peta: Do ju marr vetë pasdite.

Pas shumë tentativave Drini Peta zhduket, duke lënë pa kthyer detyrimin./TV Klan

Pas