Sport

“Gjeni i përjetshëm”, çfarë shkruan Ronaldo për vdekjen e Maradonës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:54 - 25/11/20 |
Opi Nion

Sot u njoftua se legjenda e futbollit Diego Armando Maradona humbi jetën në moshën 60-vjeçare për shkak të një arresti kardiak.

Për vdekjen e argjentinasit, ka reaguar Cristiano Ronaldo, i cili ka postuar një foto me Diego Armando Maradonën për t’i dhënë lamtumirë.

Krahas fotos, Ronaldo shkruan se Maradonën e kishte mik, teksa për botën është një gjeni i përjetshëm.

Ronaldo shprehet se Maradona po largohet shumë shpejt dhe po lë një boshllëk të madh që nuk do të mbushet kurrë, ndërsa shton se ai la një trashëgimi të pakufijshme në futboll.

STATUSI NGA CRISTIANO RONALDO

Sot i dhashë lamtumirën një miku dhe bota lamtumirën një gjeni të përjetshëm. Një nga më të mirët, një magjistar i pakrahasueshëm. Largohet shumë shpejt, por lë një trashëgimi të pakufijshme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. RIP. Kurrë nuk do të harrohesh.

Pas