Rajoni

Haradinaj-Stublla shpjegon refuzimin e vizitës së Vuçiç: Kërko falje…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:09 - 25/11/20 |
Opi Nion

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë derisa të kërkojë falje për genocidin ndaj popullit kosovar.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Stublla është shprehur se  “ka përfunduar koha kur Kosova është keqpërdorë si monedhë transaksioni ndërkombëtar dhe si platformë për show politik për Vuçiç dhe Serbinë”.

Kujtojmë që në 21 nëntor Stublla ka refuzuar kërkesën e Vuçiç së bashku me dy zyrtarë të tjerë serb në Kosovë. Së fundmi  marrdhëniet Kosovë-Serbi nuk janë paraqitur aspak të qeta.

Deklarata e Aleksandër Vuçiç ku tha se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë. (Për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut janë zhvilluar luftime gjashtë javore ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, derisa të dyja vendet më 10 nëntor arritën marrëveshje armëpushimi.)

Kjo qëndrim i Vuçiç në Prishtinë nxiti reagime. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u bën thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që të reagojnë për këto komente të presidentit serb.

Ndërkaq tensionet mes dy vendeve janë shtuar dhe pas dyshimeve se në Kizhevak të Serbisë gjenden mbetjet e trupave shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë më 24 nëntor se “asnjë krim nuk duhet të mbetet i pazbuluar dhe të gjithë të zhdukurit duhet të gjenden”.

Vuçiç tha se ishte krenar që Serbia “nuk po bënte shaka me gjetjen e të zhdukurve” dhe se varreza masive u gjet “me miratimin e autoriteteve serbe”.

Mbetet për t’u parë se si do të vijojnë marrdhëniet dypalëshe Kosovë- Serbi, ndërkaq ajo që pritet është reagimi i Aleksandër Vuçiç pas deklaratës së Meliza Haradinaj-Stubllas.

Pas