Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjendjet e një zemre të dashuruar

2017/04/29 at 4:36 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjendjet e një zemre të dashuruar

“Shapes of a loving heart” është editoriali i veçantë i fotografit Renuar Locaj që së fundmi është botuar, si material ekskluziv, në revistën amerikane “Ellements”. Megjithatë, dhe këtë duhet thënë qartë dhe shkoqur, botimi në këtë revistë nuk e bën të veçantë këtë editorial. E vërteta (mbase për dikë kjo mund të cilësohet edhe si subjektive) është se ky projekt, fare lehtë, ka mundur të zë vend edhe në faqet e ndonjë reviste shumë më prestigjioze.


 

IMG-20170429-WA0003IMG-20170429-WA0004IMG-20170429-WA0002

Nga Albatros Rexhaj

Ka një kohë që emri i Renuar Locajt lakohet si një ndër fotografët e paktë shqiptarë me një afinitet të qartë që aparatin e tij ta orientojë drejt fotografisë artistike, i vendosur që krahas identitetit të tij komercial të ndërtojë edhe një identitet të qartë artistik. Renuari është një fotograf që synon të dyzojë shpirtin ngacmues të pikturës klasike me atë të fuqisë ekspresive që ka aparati fotografik, duke synuar të krijojë një trajtë të re të të shprehurit që shkon përtej kapjes së një imazhi të vetëm. Stili i tij, në shumëçka bazohet mbi frymën e ekspresionizmit të fillimit të shek XX që zuri vend sidomos në filmin bardhezi të asaj kohe, por Renuari sikur synon që fuqinë e kësaj fryme ta rikultivojë, duke shfrytëzuar maksimalisht tërë epërsinë ekspresive që brenda vetes ngërthejnë ngjyrat.

Jo rastësisht ekziston formulimi “fotografi artistike”! Pos saktësisë dhe korrektësisë teknike, fotografia duhet të mbartë energji të kondensuar, të kapur, të ngrirë brenda një imazhi, madje deri në atë pikë saqë të krijojë përshtypjen se fotografia është vetëm një portal drejt një universi paralel që shtrihet përtej horizontit. Këtë synon Renuari! Por, dhe edhe këtë gjë duhet ta themi qartë, deri te editoriali “Shapes of a loving heart” potenciali artistik i Renuarit ka qëndruar si i fshehur brenda një zhgualli, është u shpërfaqur në dromca, hijezime, në detaje, por sikur ka ngurruar që të shpërfaqet në tërësi.

Çfarë e bën të veçantë editorialin “Shapes of a loving heart”, deri në pikën që pikërisht ky projekt të shalosë Renuarin si artist, mbi Renuarin si fotograf? Përgjigja është e thjeshtë: Dania Bazaiti!

Si fotograf, Renuari mbase do të mund ta anashkalonte Danian si modele, por si artist, Renuari nuk ka pasur asnjë dyshim se në këtë projekt, si modele, Dania Bazaiti përbën zbulimin, gjegjësisht detajin që do të bëjë diferencën. Renuari ka ditur ta lexojë drejt se e pazbërthyeshmja, paksa edhe kaotike, e brendësisë shpirtërore të Danias përbënte hallkën kritike për ta bërë lidhjen e domosdoshme mes idesë, që në mënyrë kaotike zhvillohet në mendjen e artistit, dhe konkretizimit të suksesshëm të saj. Nuk kam asnjë dilemë se janë të pakta, në mos fare, modelet e tjera shqiptare që do të mund ta rikrijonin efektin e njëjtë.

Kjo pikë e trajtimit përbën një rast për të thënë diçka tjetër, po ashtu shkoqur dhe qartë. Për një modele profesioniste, pozimi topless nuk përbën kurrfarë akti të guximshëm dhe kjo vlen edhe për Danian. Madje, vendosja e theksit te fakti se Dania ka pozuar topless (siç kanë trumbetuar e thumbuar disa media dhe personazhe tona publike) përbën një fyerje të llojit të vet, një shpërfaqje të një cinizmi të heshtur, deri me nuanca dashakeqe, një tregues i arkaizmit provincial që çuditërisht ushqehet edhe nga personazhet më IN të shoqërisë shqiptare.

Koncepti i Renuarit nuk vë asnjë theks te gjinjtë e Danias, përkundrazi ato janë veçse një detaj, po aq sa flokët, sytë apo gjymtyrët. Narracioni i Renuarit është shumë njerëzor, madje tipik shqiptar, i mbushur me dhimbjen dhe zhgënjimin e heshtur që i ngjitet prapa një zemre shqiptare atëherë kur dashuron. Te fotografia e parë shohim Danian se si krahë hapur, gjoks hapur, trup hapur e shpirt hapur, i qaset dashurisë, pasi që dashuria nuk ka asnjë kuptim ndryshe. Në dashuri nuk duhen pasur rezerva, mendime të dyta, fshehje prapa ritualesh dhe skemash të kota, por asaj i duhej qasur me tërë fuqinë e shpirtit dhe të trupit. Te fotografia e dytë shohim shenjat e para të efektit shkatërrimtar që ka modeli i përçudnuar shqiptar i të dashuruarit. Ky model i yni e vret entuziazmin e bukur, imponon dhimbjen si standard të komunikimit, jonormalen e vendos si normale dhe që edhe zemrën më të fuqishme e fut në revers. Baltosja përfaqëson vendimin e dhimbshëm që pothuajse secili nga ne e ka bërë, së paku njëherë në jetë, që maskën tonë ta ndërtojmë me ato që na servir realiteti ynë. Kjo mbyllje në zhguall përfundon me vendosjen e një maske përfundimtare që mbulon, ngulfat, ia mohon dritën, më të bukurës që kemi në shpirt, pikërisht asaj që i jep krahë dashurisë dhe lumturisë.

Një analizë më e hollë do të sugjeronte se guximi artistik i Danias nuk konsiston me zbulimin e gjinjve të saj, por me vendosmërinë që emocionit t’i shkojë deri në fund. Në tre fotografi (ato që janë publikuar te revista Ellements dhe që po ripublikohen këtu) Dania Bazaiti ka treguar tre akte të dashurisë: nga entuziazmi i pastër i zemrës deri te mbyllja brenda zhguallit. Personalisht mua, ky set i Renuarit, personazhi që ka ndërtuar Dania, më përkujton disa pika kulmore nga rrëfimi jetësor i Zonjës Z, odisejadën e zhgënjimit që e ndjek një femër, por edhe një mashkull, që ka guxim të dalë jashtë zhguallit, vetëm e vetëm që në fund ta gjejë veten brenda një tjetër edhe më të madh. Dhe pikërisht kjo rimbyllje përbën brumin e potencialit shkatërrimtar, që më pas vetë ne t’u servirim të tjerëve, rëndom atyre që na duan prej së vërteti, po të njëjtën dhimbje nëpër të cilën kemi kaluar vetë. Kjo është bota përtej fotografive të Renuarit, absurdi shqiptar që madje as Frojdi nuk do të mund ta zbërthente drejt.

Në fund, për hir të korrektësisë, duhet të jap vlerësimin maksimal për make up artisten Eva Dibra, pa të cilën ky set do të ishte i mangët si dhe për videografin Blerti Talelli që ka bërë videon e këtij seti. Një punë ekipore që shërben si tregues se artistët shqiptarë kanë potencial të shkojnë deri në majat e botës.

(ky reflektim është krejtësisht personal)

 

Etiketa: albatros rexhajRenuar Locaj


Ju sugjerojmë

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare
-U tha në Opinion

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare

4 Qershor, 2026 11:27 pm
Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin
-U tha në Opinion

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin

4 Qershor, 2026 10:05 pm
Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit
-U tha në Opinion

Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit

4 Qershor, 2026 9:47 pm
Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë
-U tha në Opinion

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë

4 Qershor, 2026 9:20 pm
5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec
Aktualitet

5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec

4 Qershor, 2026 8:27 pm
Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi
Aktualitet

Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi

4 Qershor, 2026 7:27 pm
Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më
Aktualitet

Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më

4 Qershor, 2026 7:22 pm
“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve
Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve

4 Qershor, 2026 6:48 pm
Kafazi i xhamit gjatë seancave, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Aktualitet

Kafazi i xhamit gjatë seancave, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit

4 Qershor, 2026 6:41 pm
SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
Bota

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

4 Qershor, 2026 5:32 pm
Para
Biznesmeni i dërgon mesazh gruas: “Po të tradhtoj!”- Ja reagimi i saj

Studimi: Partnerin tradhtar mund ta kuptoni nga hobi i tij

Dështon shitja e Milan?

Incident në ambjentet e shtëpisë, Berlusconi shtrohet me urgjencë në spital 

Ivanka Trump, suksesi i pabesueshëm i vajzës së Donaldit

Ivanka Trump në telashe! Kompania që prodhon linjën e saj të rrobave kapet në shkelje
















TE FUNDIT

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare
4 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku u diskutua projekti në Zvërnec dhe protesta qytetare kundër investimit, Artur Shehu deklaroi...

Lexo më shumë

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin
4 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë tronditi sot zonën e Lozhanit në Maliq, ku efektivi i forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërroi jetë...

Lexo më shumë

Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit

Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit
4 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi u është përgjigjur protestuesve shprehen se qeveria ka tradhtuar Shqipërinë...

Lexo më shumë

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë
4 Qershor, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi është shprehur në emisionin “Opinion” se projekti në Zvërnec është krenaria e qeverisë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}