Trupi i pajetë i një personi është gjetur në bregdetin e Durrësit këtë të premte.
Viktima është gjetur në akuariumin e portit të Durrësit.
Ai nuk është identifikuar ende por ndërkohë policia bën me dije se është i seksit mashkull dhe është në gjedje të dekompozuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.07.2020, rreth orës 07:45, në akuariumin e portit, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe për zbardhjen e ngjarjes./ Opinion.al