Kronikë

Gjendet i vdekur shqiptari në Belgjikë, policia: Është vrarë


               Publikuar në : 18:41 - 27/05/19 |
Opi Nion

Një 40-vjeçar shqiptar është gjetur vdekur në Vinderhoute, Lievegem të Belgjikës.

Mediat vendase raportojnë se trupi i 40-vjeçarit ndodhej në një kanal, ndërsa në trupin e tij kishte shenja dhune.

Sipas policisë, trupi i shqiptarit u zbulua nga një kalimtar rreth orës 8.30 të mëngjesit, i cili ka njoftuar autoritetet.

Polica është shprehur se shqiptari është vrarë, ndërsa identifikimi i viktimës ende nuk është bërë publik./ Opinion.al E.Xh.

Pas