Kronikë

Gjendet i pajetë trupi i një 66-vjeçari në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:10 - 30/09/20 |
Al Do

Trupi i pajetë i një 66-vjeçari është gjetur në rrugë në Arapaj të Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë, trupi nuk ka shenja dhune, por dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyra.

“Më datë 30.09.2020, rreth orës 08:15, në Arapaj, Durrës, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, shtetasi V. Dh., 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./ Opinion.al

Pas