Life Style

Gjebrea: Me biletat e Këngës Magjike do të ndërtojmë një shtëpi në Thumanë


               Publikuar në : 17:23 - 29/11/19 |
Opi Nion

Ardit Gjebrea ka lajmëruar se me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtohet shtëpia e familjes Caci në Thumanë. Gjebrea shkruan se kjo shtëpi sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë, telsa shton se artistët do këndojnë jo më për garë, por për art dhe kontribut.

“#kendojpertendertuar Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë. Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut! Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë. #tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi.” shkruan Gjebrea në Instagram duke iu bashkuar kështu personave që kanë kontribuar për familjet e prekura nga tërmeti që goditi vendin mëngjesin e së martës./ Opinion.al

Pas