Bota

Gjashtë viktima dhe tetë të plagosur pas shkëputjes së një orteku dëbore në Itali



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:48 - 03/07/22 |
el ida

Gjashtë të vdekur dhe tetë të plagosur është numri paraprak i viktimave të shkaktuara nga shembja e një masivi dëbore në Marmolada të Italisë, ndërkohë që raportohen më shumë se 12 persona të zhdukur.

“Situata po evoluon dhe aktualisht është e vështirë të japësh një informacion të saktë të asaj që ka ndodhur “, tha për Ansa, këshilltari rajonal i Venetos për mbrojtjen civile, Gianpaolo Bottacin.

Sipas asaj që mësohet nga burimet e grupeve të shpëtimit, trupat e pajetë janë nxjerrë nga masa e akullit, ndërsa kërkimet vijojnë për persona të tjerë. Incidenti ka ndodhur përgjatë ngjitjes, ndërkohë që dje në Marmolada u arrit rekordi i temperaturës, me rreth 10 gradë në majë./Opinion.al

Pas