Aktualitet

Liria e medias, Rama: Nuk ka asnjë rast që të kenë telashe nga trysnia e qeverisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:58 - 03/07/22 |
el ida

Raporti i vendit me median dhe lirinë e fjales ka qenë një prej pyetjeve që kryeministri Rama ka marr gjatë një bashkëbisedimi në qendrën holandeze “De Balie”.

Rama tha ndër të tjera se nuk ka patur asnjë rast, ku mediat të kenë patur telashe për shkak të tensionit nga qeveria.

“Unë vij nga media e lirë, unë kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës, më është dashur të kaloj ferrin fizikisht, sepse kam folur”, tha ai ndër të tjera.

Pjese nga biseda 

Pyetje: Shqipëria është renditur e 103-ta në renditjen për lirinë e shtypit. Ka një raport për këtë, dhe ndoshta mund të shpjegoni këtë për Shqipërinë?

Rama: Unë njoh vende që udhëheqësit kontrollojnë titujt në darkë dhe të nesërmen titujt kanë dalë siç duhet. Në fakt diçka e tillë nuk ndodh në Shqipëri. Unë vij nga media e lirë, unë kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës, më është dashur të kaloj ferrin fizikisht, sepse kam folur. Shihni vetëm për tre ditë shtypin shqiptar e kupton që nuk ka censurë apo trysni, por ka dicka shqtësuese që është legjitimiteti i abuzimit me lirinë tënde në dëm të çdo individi që duan të sulmojnë. Nuk dua të them që ne jemi parajsa e lirisë, se kjo lidhet me gjëra të tjera; si garancitë e gazetarëve, pronësia e medias, marrëdhënia me pronarët e bordet, në këtë drejtim nuk jemi Holanda. Nuk ka asnjë rast, gazetë, portal apo televizion që të ketë patur qoftë dhe telashin më të vogël për shkak të trysnisë më të vogël nga qeveria. Unë e di vërtet këtë, sepse vij nga liria e shtypit. Unë jam luftëtar i çmendur dhe nuk mund të hesht kur përballem me deklarata idiote. /Opinion.al

Pas