Një rikujtesë e shpejtë e rezultatit të asaj që solli Marksi në historinë tonë — që me gjasë ka qenë edhe qëllimi i tij përfundimtar.
Të shtunën Karl Marks ka 200 vjetorin e lindjes. Një disident gjerman që harxhoi jetën e tij më së shumti në ekzil, Marks iu përkushtua jetës së tij dhe nocionit se parajsa mund të arrihej vetëm përmes revolucionit. Por që në fund arriti të inspironte një prej diktaturave më të gjata dhe epike që prodhuan vuajtje dhe krime në histori.
Për habi, kjo duket se nuk ka reflektuar në zvogëlimin e reputacionit të tij. Ai merr ende urime ditëlindjeje nga New York Times. Dhe këtë fundjave, Komisioni Europian bashkë me presidentin e saj do të inagurojnë një statujë të tij në vendlindje, Trier të Gjermanisë.
Europa ka plot statuja të Marks, megjithëse shumë prej tyre nuk janë më si pasojë e rrëzimit të tyre nga qytetarët në fund të viteve 1980. Ja se si mund ta kujtojmë më mirë atë çfarë na la Marksi trashëgimi.
Po, terrori komunist qe prej mësimeve të Marksit?
Duhet të kihen parasysh fjalët e shkrimtarit Jonathan Chait, “fakti se çdo vend komunist në histori u shndërrua në një shtet totalitar dhe represiv është tejet e rëndësishme.” Që prej 1917, çdo vend i cili u përpoq që të kthehej në utopinë marksiste do të konvertohej në një vend që do internonte, dënonte apo vriste njerëzit e tij. Në fakt, sikundër Titanikut iu deshën 1.500 të vdekur që të shndërrohej anija më e famshme në histori, Marksit iu desh një spazmë epike që të kthehej mendimtari më i famshëm. Nëse nuk do ndodhte revolucioni Bolshevik në Rusi (dhe të nisnin revolucionet) Marksi do të qe “një filozof jo shumë i rëndësishëm i shekullit të njëzetë”, shkruan biografi Alan Ryan. Një shkencëtar do të shihte të dhënat dhe dështimet e regjimit dhe do të fliste për dështimet e tij. Por përtej kësaj, pikëpamja e përgjithshme thotë se idetë e Marksit janë ende të vlefshme dhe nuk kanë lidhje me rezultatin e varreve masive të ndërtuara në emër të tij. Apologjetët e tij zakonisht shprehen me alibinë se “është njësoj sit ë dënosh Jezusin për masakrat e inkuizicionit spanjoll”. Këto harrojnë se Marksi ka qenë i qartë se pasuesit e tij duhet të impononin forcën për të kryer zhvendosjet e duhura. “Komunistët…haptazi deklarojnë se objektivat e tyre mund të arrihen vetëm përmes forcës dhe rrëzimit të dhunshëm të kushteve aktuale sociale,” shpjegon Marksi në një nga paragrafet e shumtë të manifestit komunist. I gjithë tmerri që shpërtheu në ditët e radhës erdhi si pasojë e këtij besimi.
Miliona të vrarë
Ndonëse Marks ka disa kritika të sakta ndaj kapitalizmit, sipas autorit Andreë McAfee kritika të tilla vijnë edhe prej “shumë mendimtarëve që nuk kanë inspiruar vrasje në masë apo gjendje çnjerëzore në lidhje me ekonominë dhe teknologjinë.” Libri i Zi i Komunizmit, publikuar në 1997 nga shkollarë europianë, llogarit se regjimet komuniste kanë vrarë 94 milion njerëz në shekullin 20. Ndonëse nuk ka asnjë thirrje të hapur për vrasje masive në shkrimet e Marks, ne gjithsesi nuk mund të harrojmë entuziasmin e tij për “diktaturën e proletariatit” që do të ribënte shoqërinë duke përdorur “rrugët depostike” nëse do të qe e mundshme. Qe pikërisht Marks që zhduku çdo strukturë pushteti që do të bënte kontrollin e tiranit revolucionar që po ngrihej. Dhe qe po Marks që mësoi se nuk ka gjëra të tilla si “ekseset” gjatë një revolucioni, dhe se “individët e urryer” duhet të ndëshkohen për hir të “revoltës popullore”. Ndaj nuk është ndonjë habi që interpretuesit e Marksit i komentuan dhe kuptuan shkrimet e tij si një leje për krimet që kryen. Revolucionari rus, Vladimir Lenin, iu drejtua shkrimtarit Maksim Gorki se ndonëse ai e pëlqente Beethovenin nuk mund ta dëgjonte atë duke qenë se kjo e shpërqëndronte nga zhurma e bukur që dëgjohej prej njerëzve që ende nuk e kishin kuptuar se jetonin “në ferrin e ndyrë”. “Ata duhet të goditen në kokë, të rrihen keqaz ndonëse idealet tona na ndalojnë së vepruari kësisoj,” shtoi Lenini.
Miliona të uritur
Uria e krijuar nën regjimet komuniste janë thellësisht tronditëse. Jo vetëm ato janë ndër më të mëdhatë në histori, por janë të krijuara nga njeriu. Kriza e patates në Irlandë, që solli vdekjen nga uria e 1.5 milion iralndezëve, erdhi si pasojë e fatkeqësive natyrore shoqëruar me neglizhencën qeveritare. Dhjetra milionët që vdiqën urien ë Ukrainë, Kinë dhe Kore të Veriut erdhën si pasojë e dorës së njeriut sepse toka ishte fertile, e shëndetshme dhe klima e mirë. Vetëm në Kinë, Mao Ce Dun dhe politika e tij e “Hapit të Madh Përpara” që prodhoi një politikë të gabuar agrikulturore prodhoi vdekjen e 45 milion fëmijëve të parritur. Në mënyrë të pabesueshme, Mao vazhdonte të eksportonte ushqim edhe gjatë kësaj krize me jetë njerëzish vetëm që në dukje Marksizmi të dukej se po ecte përpara. Historiani Frank Dikötter shkruante në librin e tij “Mao’s Great Famine” se komunistët justifikonin veten dhe veprimet e tyre duke thënë se “ata ndanin një ideologji në të cilën qëllimi justifikonte mjetet.” Në fakt ky nocion është shumnë i pranishëm në historinë komuniste dhe ka shumë paralele në shkrimet e Marksit. Ndërsa ai shkruante në 1848, “ka vetëm një rrugë në të cilën ne mund të vrasim agoninë në të cilën dnodhet shoqëria e vjetër dhe nga gjaku i saj të lindë shoqëria e re sa më shpejt, sa më thjeshtë dhe më përmbledhtazi dhe ajo është rruga revolucionit të terrorit”
Miliona të burgosur
Në burgjet dhe gulagët e Bashkimit Sovjetik kanë vuajtur 5 milion njerëz. Ndërsa në kampet e punës së Koresë së Veriut, inspiruar nga gulagët sovjetikë, vdesin dhe vriten përditë njerëz numri i të cilëve nuk dihet. Manifesti Komiunist i heq të drejtat e njeriut duke i trajtuar ato si “të drejtat e borgjezisë”. I gjithë thelbi i komunizmit, në fund të ditës, ka qenë krijimi i shoqërisë pa klasa, një komunitet pa shtet ku logjika e të drejtave do qe irelevante. Madje Marksi besonte se edhe familjet qenë një shpikje e “pështirë” e borgjezisë që shumë shpejt do të zhduken sapo utopia e tij të realizohet. “Për marksistët, si koncepti i lirisë dhe ideaje e të drejtave të njeriut….janë specifikisht shprehje të shoqërisë borgjeze në prag të kolapsit,” shkruante Leszek Kołakoëski, një kritik polak i mendimit marksist. Ndonëse Marks kurrë nuk hapi apo drejtoi një gulag ai në fakt që një promotor i mos tolerancës. “Kushdo që e kundërshtonte atë, ai e trajtonte si një objekt sulmi, çdo argument që nuk i pëlqente atij i përgjigjej ashpër duke shpalosur herë – herë injorancë të pashoqe,” kështu shkruan një bashkëkohës i Marksit për të. Për të demokracia qe diçka “vulgare” dhe se ai ndahej ashpër me pasuesit e tij kur ato nuk ndanin mendimet apo vizionet e tij mbi vuajtjen universale dhe limitet e ditëve të punës. Sipas fjalëve të Marksit, këto nuk qenë vetëm se tentativa borgjeze për të “korruptuar punëtorët që këtyre të fundit t’u falet lëmoshë dhe kështu të mposhtet zelli tyre revolucionar.” Megjithëse intoleranca e Marksit në fund rezultoi me një pjesëmarrje modeste në varrim…libri dhe vepra që ai la pas në duart e diktatorëve prodhuan një intolerancë me dhunë të papërshkrueshme dhe me krime kundër njerëzimit.
Dhunë për këdo tjetër
Një nga vendet më të mira nën regjimin komunist qe ai i Gjermanisë Lindore. Atje nuk ka pasur uri, nuk ka pasur gulage dhe llogaritej si një nga vendet më të pasura në sferën sovjetike. Qytetarët e saj mund të blinin makina të cilësisë së ulët dhe xhinse e pantallona të cilësisë së ulët gjithashtu. Por gjithashtu ky vend ka pasur një prej policive sekrete më të ashpra që një vend lindor ka pasur, shumë njerëz janë goditur nga shërbimi sekret ndërsa përpiqeshin të kalonin kufirin. Përgjatë 51 viteve të ekzistencës së këtij shteti trupat e të vdekurve rriteshin por Gjermania Lindore kurrë nuk arriti që të krijonte një shtet pa klasa dhe të famshmen utopi të predikuar. Jeta nën komunizëm qe “një jetë nën gënjeshtër”, shkruante disidenti i famshëm çek Vaclav Havel. Ekseset e komuizmit janë justifikuar edhe përmes shprehjes së famshme të shekullit të 19 “nuk mund të gatuash omletën pa thyer vezë” por disidenti sovjetik Vladimir Bukovsky dikur u shpreh, se “ai kish parë shumë vezë të thyera por se askush që ai njihte nuk kish shijuar omletën në fjalë.”
… dhe në fund ai qe një hipokrit
Bashkimi Sovjetik pohonte dikur se po ndërtonte shoqërinë e “Njeriut të Ri”; jo egoist, të edukuar, të disiplinuar si një super njeri që do ta yshte botën drejt komunizmit të vërtetë. Marksi nuk përputhet me asnjë prej këtij përshkrimi. Ai qe djali i një të privilegjuari që rininë e kaloi i dehur duke harxhuar më kot paratë e familjes. Ai mbante një shërbëtore në shtëpi që ishte e varfër dhe të cilën e la shtatzënë dhe kur djali lindi ai e largoi atë duke i mohuar atësinë. Dhe ndonëse e dinte mjaft mirë fatin e një punëtori ai kurrë nuk punoi apo nuk vizitoi një fabrikë. Apologjetët e Marksit pohojnë se sërishmi utopia e tij është pozitive dhe ka dështuar sepse ajo vazhdon të tjetërsohet për shkak të njerëzve që duan ta implementojnë atë. Dështimet njerëzore kanë qenë një shqetësim i madh për shumë prej teoricienëve revolucionarë që i kanë paraprirë Marksit. Si në Francë dhe në SHBA, mendimtarët kanë menduar me ankth mbi ndërtimin e qeverive pa degraduar në tiranë. Por Marksi ka refuzuar ta pranojë natyrën njerëzore si faktor revolucionet e tij nuk mund të tjetërsohen nga despotët sepse komunizmi qe i paevitueshëm. Për një njeri që as nuk e vrau mendjen të kujdesej për fëmijën e tij Marksi kishte një dëshirë të madhe të kujdesej për njerëzimin duke derdhur gjithçka kishte për të ndërruar një botë perfekte.
Përshtati: Opinion.al