Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gentian Malindi kërkon lirinë, akuza policisë, prokurorisë dhe qeverisë

2019/10/09 at 11:53 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Sukses apo dështim me kokainën në Durrës? Kush tradhtoi?

I kërkuari për 137 kilogramët e kokainës të kapura në Portin e Durrësit, Gentian Malindi ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë përmes një kërkese që avokati dhe njëkohësisht babai i tij Iliri Malindi i ka dorëzuar Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.


Ai kërkon që masa arrest me burg të ndryshohet në detyrim paraqitje dhe gjithashtu deklaron se Gentian Malindi nuk ka asnjë lidhje me kokainën e kapur dhe se gjithçka është një skemë e sajuar nga  policia dhe prokuroria për të fajësuar atë.

Avokati i Malindit kërkon procedim për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe të hetohet se kush e nxori  sekretet hetimore për mediat të cilat u shfrytëzuan për të bërë propagandë sipas tij.

Ai i drejton 13  pyetje policisë dhe prokurorisë lidhur me detaje nga operacioni dhe kërkon ekzaminim të shëndetit mendor për të arrestuarin Ardian Bega.

Më tej avokati i drejtohet gjykatës në pozitat e babait të të akuzuarit duke pretenduar se ai ka qenë në sulm të vazhdueshëm nga qeveria dhe konkretisht ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri. Madje në një komunikim që ai pretendon se ka patur me kryeministrin Rama ky i fundit pretendohet ti ketë thënë që mos ta përdorë më numrin e tij të telefonit.

Kërkesa e Gentian Malindit drejtuar Gjykates se Apelit per Krimet e Renda

Zoti Kryetar

Me vendimin e mësipërm Gjykata e Shkalles se Pare për Krimet e Renda ka vendosur pranimin e kerkeses se paraqitur nga prokurori duke caktuar masën e sigurimit personal shtrëngues atë te “Arrestit ne burg” e cila parashikohet nga Neni 238 i Kosit te Procedurës penale për Gentian Malindin

Ne kundërshtojmë totalisht ketë Vendim te kësaj Gjykate mbasi e gjithë skema qe ka ngritur Prokuroria ne bashkëpunim me Policinë e Shtetit nuk është aspak e vërtete dhe se nuk kemi te bëjmë me ketë inskenim te shpallur botërisht nga organi i akuzës dhe Qeveria e sotme e Edi Ramës nëpërmjet deklaratave kriminale publike ne organet e televizioneve apo shtypit te shkruar nga Drejtori i Policisë and compani.

Qysh ne fillim nëpërmjet propagandës gebelsiane dhe pa u gjykuar kjo çështje u shpall fajtor Gentian Malindi si dhe dy te tjerë te cilët sipas këtyre policëve kishin pranuar fajin dhe se kishin kërkuar mëshirë. I gjithë opinioni ne Shqipëri u disinformua dhe se fajtoret priteshin te exzekutoeshin para opinionit publik me pushkatim ashtu siç bënte Sadam Hyseni me kundërshtaret politik te tij.

Zoti Kryetar.

Qysh ne fillim Prokuroria per Krimet e Renda duhej te kishte arestuar keta shpifes te ndyre te Policise se Shtetit dhe te kishte ngritur akuzen per “Shperdorim detyre” apo tjeter mbasi i mbrojturi prej meje Gentian Malindi nuk ishte hetuar,gjykuar dhe shpallur fajtor me nje Vendim te Formes se Prere (Prezumimi i pafajsise). Keto menyra te daljes para opinionit publik nuk i ka bere as Adolf Hitleri. Dhe per kete i kerkoj kesaj Prokurorie zonjes Donika Prela qe te filloj procedimin per Drejtorin e rradhes se Policise se Pergjithshme dhe gjithe ata qe kane nxjere sekretet e hetimit ne pazarin e orkestres kriminale te shtypit shqiptar dhe televizioneve qe kakarisin per suksesin imagjinar te Policise Shqiptare ku ne mes te dites ne syet e saj u vodh orizi i kthyer ne kokaine nga kontenieret ne vezhgim te rrept te saj.

Si qendron e verteta:

Duke qene se kjo Qeveri dhe ky Shtet tersisht i kalbur dhe qe lufta per te mbajtur me cdo kusht pushtetin e vjedhur te popullit, ne rastin konkret ju duhej nje kurban qe ata nderkomtarisht te dilnin dhe te thonin qe ne po godasim krimin etj. etj. peralla te ketyre kriminelve politike qe e katandisen Shqiperine ne nje sketere ku gati 80% e popullates kerkon te largohet pergjithmon nga Shqiperia.

Ja u perseris se i dyshuari Gentian Malindi nuk ka lidhje me cfare akuzohet ne dyshim per ngjarjen ne fjale.Eshte cmenduri nga ana e Prokurorise qe ti vihen akuza te tilla monstruoze si “grup i strukturuar kriminal” etj. ku ky grup ka organizuar sjelljen ne Shqiperi te 137 kg kokaine nga Ekuadori ne Shqiperi.Une ju beje me dije nese policia dhe prokuroria duhet ti pergjigjen ketyre pyetjeve.

1.A ka pergjime te me parshme apo informacione ne lidhje me kete “grup te strukturuar teper te rrezikshem kriminal”?

2.A ka bashkpunim dhe ndarje detyrash ne kete te ashuquajturin grup ne lidhje me organizimin,ndarjen e detyrave dhe oren ose daten e aksionit qe do kryej ne syte e policise se shtetit dhe kamerave qe vezhgonin rreptesisht kontenierte per kokainen?

3.Sa eshte sasia e kokaines ardhur ne portin e Durreit dhe vlera e kesaj sasie qe shkon me shume se 10 milion dollar ne Pire?A kane patur mundesi financiare keta persona te kesaj organizate te strukturuar kriminale si dhe lidhjet e tyre me grupet mafioze te Ekuadorit?

4.A ka mundesi qe i dyshuari tjeter shtetasi Alket Muslymaka te mbarte 137 kg kokaine me peshen trupore te tij,mbasi akuzohen publikisht per kete sasi?

5.Kush e hapi kontenierin e cmontoj dhe e montoj si dhe ngarkoi me oriz kokaine per 25 minuta vajtje dhe ardhje deri tek makina e Gentian Malindit?A kishte vegla cmontimi dhe a e dinte sëe cmadhesi ishin bulonat e motorve ftohes se kontenierit.Ku jane te provuara apo dhe kapur ne flagrance me keto vegla qe cmontuan dhe montuan kontenierin ne pjesen frigoriferike?

6.Sa police i ruanin kontenieret 24 ore per 24?

7.A ka rregjistrime te kamerave te cilet survejonin kontenieret qe me pas njeri u hap? Ne se nuk ka,kush ja ndryshoi drejtimin kamerave me rezolucin te larte,policia,SHISH apo i ashuquajturi “Grupi i strukturuar kriminal”?Dua tju theksoj se kontenieret rueshin nga 4 police cdo turn me 5 kamera dhe dy me reze infra te kuqe ne lartesite mbi portin e Durresit.

8.A u kap ne flagrance ndonje nga “grupi teper i rrezikshem i strukturuar” ne vendin e ngjarjes tek kontenieret kur po merte oriz kokainen.Kush e hodhi orizkokainen tek Shkembi i Kavajes,Policia apo i semuri mendor Adrian Bega?

9.I dyshuari qe nuk di se per se behej fjale dhe pse eshte arestuar dhe teper kontraditor Ardian Bega “tregon” i inponuar nga policia me nje avokat kryesisht i cili i sherben Prokurorise se orizinkokainen e hodhen me nje cante por ne procesverbalin e kqyrjes se vendit te ngjarjes nuk rezulton qe kjo cante te jete ne proces verbal.Kush e hodhi dhe e mori canten?Bega genjen apo jep versionin qe deshironte Prokuroria per te ashuquajturi “Grup i strukturuar kriminal”.

10.Me cfare makine u kthye ne shtepi me te tijen apo me tjeter mbasi ne dy deklarime ka dhene versione te ndryshme?

11.GBS ishte ne makinen me targa franceze qe drejtonte Gentian Malindi apo ne ndonje makine tjeter qe ne dyshojme se eshte e policise ne kombinacionet per te shpallur fitoren imagjinare te saj? Prokuroria duhet te sqaroj nese Policia e Shtetit e ka kryer kete aksion qe per ne eshte kriminal,gje qe te gjitha gjasat jane se ajo e ka kryer per tua veshur ketij “Grupi te rrezikshem te strukturuar kriminal”.

12.Nga autoritetet greke eshte lejuar dorzimi i kontrolluar i nje sasie prej 1.148 gr dhe nje sasi tjeter prej 1.120.8 gr kokain ne te dy kontenieret.Pyetja eshte a ka Proces Verbalin origjinal te tre policive,greke,DEA dhe ate shqiptare Prokuroria per bllokimin dhe zvendesimin e kokaines ne Pire te Greqise me oriz etj.Cfare shkruet aty,u bllokua e gjitha kokaina ne portin e Pireut apo Policia shqiptare mashtron duke futur dy proces verbale te falsifikuara konstatimi ne dosjen hetimore sikur nga Greqia ne dy kontenieret eshte futur kjo sasi e mesiperme e kontrolluar prej 2,2688 gramve kokaine.

Ketu eshte thelbi i gjithe hetimit qe ne dyshojme per nje kombinacion kriminal  policesk per te renduar poziten e ketyre shtetasve qe na paskan krijuar nje “grup teper te rrezikshem te strukturuar kriminal”.Informacionet nga vet Policia e shtetit tregojne se nga Greqia nuk eshte futur ne dy konteniert as edhe nje gram kokaine qe erdhi ne portin e Durresit.Kemi te bejme me falsifikim,shperdorim detyre etj te kesaj Policie qe vrapoi pa filluar mire hetimet te shpalli fitoren e tyre kriminale.Proces Verbali i policive ne portin e Pireut duhet te paraqitet ne origjinalin e saj dhe qe ndodhet ne Athine.Ne se eshte e kunderta e asaj qe eshte deklaruar ne Pire menjehere prokuroria duhet te filloj arrestimet e atyre qe organizuan kete falsifikim dhe kombinacion agjenturesk.

13.A eshte kontrolluar gjendja psiqike e Ardian Beges dhe deklarimeve te tij ne interes te Prokurorise te cilat nuk perputhen me provat dhe deklarimet e te tjerve?Bega deklaronte ne masen e sigurimit para gjykates se kerkonte te lirohej mbasi mund ti zinin vendin e punes ne Portin e Durresit.Aty mori vesh se ai rezikonte 20 vjet burg dhe filloi te qante dhe uleriste mbasi ja kishin hedhur.

Zoti Kryetar.

Ne si familje dhe sidomos djali im Gentian Malindi kemi qene per me se 10 vjet ne nje sulm te pa precedent dhe anti kushtetues nga Policia e Shtetit e cila e ka turturuan psikologjikisht,e ka arestuar,gati per cdo muaj i bente kontrolle te befasishme ne anijen e tij ne toke dhe det dhe nuk jepte proces verbale konstatimi.Edhe GESTAPO e Hitlerit sic flitet ka qene teper e rrepte ne dokumentacionin e kontrolleve.Ne qershor te 2013 nje bande kriminale e Policise se Shtetit i hidhen ne kuriz Gentian Malindit dhe e arestojne mbasi tek stacioni i autobuzit tek Mali Robit  policia kishte vendosur nje fortigon te mbushur me ashash dhe kishin vene ne pranga nje shofer elbasanlli te cilin nepermjet telefonit e kishte futur ne gracke djali i tezes se tij.Aty Gentian malindi kishte qene me shoket e tij per shetitje.E akuzuan pa asnje prove sikur ishte pronari i ashashit por qe ne te vertete nuk kishte absolutisht lidhje me kete elbasanlli.

Te kater gjykatat deri ne Gjykaten e larte qe vlersuan si te pa ligjeshem arestimin “e ashuquajtur ne” flagrance demaskuan veprimet kiriminale te bandes policore te Durresit. Kjo Polici shqiptare me veprimet kriminale te saj arriti deri aty dhe ne dyshojme na dogji dy makina tek oborri i shtepise kur djali im Gentian Malindi kishte hedhur ne gjyq kriminelin dhe bashkpuntorin e ngushte te Edi Rames ish minister i brendeshem Saimir Tahirin dhe i kerkonte 5.000.000 lek te reja demshperblim per keto veprime te tij kriminale dhe bandes se tij kriminale sic dhe do te dilte me vone.Te nesermen e nje nga sencat e gjyqit qe e gjykonte gjyqtari i Gjykates se Tiranes Ibraim Hoxha u dogjen tek obori i shtepise  dy makinat tona dhe besoj se ketu ka dore krimineli Saimir Tahiri,Perlat Cullai drejtor i Policise Durres dhe Ervin Hasrama shef i policise gestapovite te Durresit dhe polici Arber Zemani qe i vrane nje te aferm ne duelet midis bandave kriminale sic reklamoi Policia e Shtetit qe cdo dite maltretonte Gentian Malindin dhe i shkonte me qenin policor per kontroll ne anijen e peshkimit duke tmeruar gjithe peshkataret.Kjo ndothte ne shtatorin e 2015.

Po kjo polici ka mbajtur per me shume se tre vjet dy djemt e mije Gentianin dhe Albanin Malindi i cili ka qene deri kohet e fundit Avokat i Shtetit nepermjet Task Foces se Durresit dhe perfundimisht pushoi ceshjen penale “per pastrim produkti” mbasi keto kerma te Policise se Shtetit nuk kishin asnje prove.Hakmarja e ketij ministri  Saimir Tahiri i drejtuar nga shefi i tij me i larte Edi Rama ariti deri aty sa me arestoi mua avokatin Ilir Malindi  ne lidhje me nje perves qe quhet Sokol Balla i cili nepermjet nje video seksuale bente veprime skandaloze me prostituta por qe mbrohesh nga kryeministri ne 2015.Ky perves thuhet se kishte fotografuar edhe vet kryeministrin Edi Rama dale lakuriq me nje femer franceze nudo ne plazhet e Frances dhe qe perben nje turp kombetar per gjithe shqiptaret me kete fare kryeministri.Po ky kryeminister i dha kohe nje muaj kriminelit Saimir Tahiri te zhdukte te gjitha provat.Kryeministri Edi Rama me ka sulmuar keqas per shkak te kritikave qe une i kam bere per veprimet e tij teper te dyshimta ne exportin e qindra milionave eurove qe une dyshoja per pastrim parash ku une i theksoja qe keto para te investohen ne Shqiperi dhe te hapen vende pune si dhe ne dy raste me ka kercenuar ne telefom apo dhe me mesazh ku njerin e kam ruajtur dhe te cilin e disponoj ne telefonin tim.

Po ju a paraqese gjuhen e ketij shtetasi qe sot eshte kryeminister:

E merkure 9 gusht 2017

Zoti kryeminister

Krijoni Ministrine per terheqjen e investimeve te huaja.Keshtu eleminoen politikanet shqiptar qe fusin hundet kudo qe kerkohet te investohet.FORUM(Maqedonia e Veriut) kishte nje ministri te tille dhe u befasova qe ata kishin nje ministri te till.Jam i mendimit se shqiptaret e ndertojne vet Shqiperine.Cna duhen politikanet?Per te rrjepur popullin?

Av.Ilir Malindi

Pergjigja e Edi Rames.

Mos e perdor kete telefon po ta perseris!

 Ne keto kushte hakmarje nga ana e Shtetit duke perdorur kombinacione dhe deklarimet e nje nje njeriu jo normal sic eshte i dyshuari qe nuk ka te beje aspak me kokainen imagjinare Ardian Bega por qe ju inponua nga ana e Prokurorise per Krime te Renda u akuzua i mbrojturi prej meje dhe djali im Gentian Malindi per te cilin u dha masa e sigurimit “arest ne burg”.

Ne keto kushte ju kerkoj ju si Gjykate e Apelit per Krime te Renda te ndryshoni kete mase me “detyrim paraqitje” deri ne perfundim te hetimeve dhe gjykimit.

 K E R K U E S I

Gentian Malindi

Durres me 8 tetor 2019. /Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

GPS në votat e Londrës?! Balla-Nokës: Nëse ke prova pse nuk shkon në SPAK
Aktualitet

GPS në votat e Londrës?! Balla-Nokës: Nëse ke prova pse nuk shkon në SPAK

5 Qershor, 2025 10:58 am
Noka në Kuvend: 28 deputetë u zgjodhën nga kartelet dhe krimi i organizuar
Aktualitet

Noka në Kuvend: 28 deputetë u zgjodhën nga kartelet dhe krimi i organizuar

5 Qershor, 2025 10:50 am
Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
Aktualitet

Çmime të larta në Instagram për biletat “Shqipëri-Serbi”,3 në pranga e 2 në procedim

5 Qershor, 2025 10:45 am
KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kukës
Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kukës

5 Qershor, 2025 10:41 am
Opozita kërkon pezullimin e seancës: Keni 55 deputetë në Kuvend!
Aktualitet

Opozita kërkon pezullimin e seancës: Keni 55 deputetë në Kuvend!

5 Qershor, 2025 10:26 am
Bileta deri në 1 mijë euro për Shqipëri-Serbi, tre të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Bileta deri në 1 mijë euro për Shqipëri-Serbi, tre të arrestuar në Tiranë

5 Qershor, 2025 10:26 am
“Luftë kundër krimit të organizuar”/ Proda takon Presidentin e Interpol
Aktualitet

“Luftë kundër krimit të organizuar”/ Proda takon Presidentin e Interpol

5 Qershor, 2025 10:09 am
“Më shkarkoi tre herë me postë”, dëshmon në GJKKO paditësi i Bardh Spahisë
Aktualitet

“Më shkarkoi tre herë me postë”, dëshmon në GJKKO paditësi i Bardh Spahisë

5 Qershor, 2025 10:07 am
Merz në Uashington: Vizitë e paparashikueshme
Bota

Merz në Uashington: Vizitë e paparashikueshme

5 Qershor, 2025 9:56 am
Hyrja e studentëve të huaj në SHBA, pezullohet për 6 muaj vendimi
Bota

Hyrja e studentëve të huaj në SHBA, pezullohet për 6 muaj vendimi

5 Qershor, 2025 9:53 am
Para
Albin Kurti: Të “dënuar” për koalicion me LDK, takohemi nesër

Opinion - Albin Kurti!

Opinion/ Artizanë modernë!

Opinion/ Artizanë modernë!

Kopshti Botanik/Protesta dhe përplasje në distancë mes Bashkisë dhe UT

Kopshti Botanik/Protesta dhe përplasje në distancë mes Bashkisë dhe UT
















TE FUNDIT

GPS në votat e Londrës?! Balla-Nokës: Nëse ke prova pse nuk shkon në SPAK

GPS në votat e Londrës?! Balla-Nokës: Nëse ke prova pse nuk shkon në SPAK
5 Qershor, 2025

Demokrati, Flamur Noka ka hedhur sot akuza ndaj PS, duke thwnw se e ka kthyer 11 majin në një treg...

Lexo më shumë

Noka në Kuvend: 28 deputetë u zgjodhën nga kartelet dhe krimi i organizuar

Noka në Kuvend: 28 deputetë u zgjodhën nga kartelet dhe krimi i organizuar
5 Qershor, 2025

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, vijoi me akuzat e tij në...

Lexo më shumë

Çmime të larta në Instagram për biletat “Shqipëri-Serbi”,3 në pranga e 2 në procedim

Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
5 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka  dhënë detaje për shitjen e biletave me çmim të lartë për ndeshjen  “Shqipëri–Serbi”, ku ndër të...

Lexo më shumë

KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kukës

KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kukës
5 Qershor, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka zhvilluar ditën e sotme seancën për shqyrtimin e kërkesës ankimore të PD, lidhur me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com