Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazi i lëngshëm amerikan për Evropën, “liri” apo vetëvrasje klimatike?

2022/04/02 at 10:39 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gazi i lëngshëm amerikan për Evropën, “liri” apo vetëvrasje klimatike?

Në shumë vende të Evropës, gazi i lëngshëm është i ndaluar. Por tani BE-ja dëshiron të zëvendësojë gazin rus me gaz të lëngshëm nga SHBA. Por kjo mund të vërë në pyetje klimën.


Kujtojmë se po zgjidhim hall, por në fakt, jemi duke shkuar drejt humnerës, komenton aktivisti Andy Gheorghiu kur flet për marrëveshjen që pritet të nënshkruhet midis SHBA-ve dhe BE-së për gazin e lëngshëm.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen e njoftuan këtë për të reduktuar varësinë e Bashkimit Evropian nga energjia ruse. Këtë vit, në brigjet e Evropës, do të mbërrijë një shtesë prej 15 miliardë metra kub gazi natyror të lëngshëm, i nxjerrë kryesisht nga platformat e thyerjes hidraulike që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shtuar si kërpudhat pas shiut. Kjo është vetëm rreth një e treta e gazit që vetëm Gjermania do të marrë nga Rusia në vitin 2022. Por aktivistët janë të shqetësuar se zëvendësimi i gazit të Rusisë me gazin e lëngshëm të Amerikës do të rrezikojë më shumë objektivat klimatike sesa do të garantojë sigurinë energjetike të Evropës.

“Kjo marrëveshje e fut BE-në dhe SHBA-në në një rrugë të gabuar dhe të rrezikshme, sepse ajo nxit ndërtimin e një infrastrukture të re për importimin e gazit fosil në Evropë,” paralajmëron Murray Worthy, drejtor i fushatës së gazit në organizatën mjedisore, Global Witness. “Ndërtimi i terminaleve të reja do të nënkuptonte rregullimin e importit të gazit fosil për vitet në vijim – përtej momentit, në të cilin BE-ja duhet të heqë përfundimisht këtë lëndë djegëse që dëmton klimën.”

Ekziston gjithashtu shqetësim në rritje për ndikimin e menjëhershëm klimatik të gazit të lëngshëm natyror, që nxirret nga thyerja hidraulike e depozitave të argjilës në thellësi të nëntokës. Edhe pse fracking-u është i ndaluar në pjesën më të madhe të Evropës për shkak se kimikatet e përdorura për nxjerrjen e tij ndotin ujërat nëntokësorë, BE-ja është e lumtur të marrë gazin fracking nga SHBA.

Rrjedhjet e metanit që dëmtojnë klimën

Aktivistët thonë se shtytja për të pompuar gazin e copëtuar ka implikime serioze klimatike, kryesisht për shkak të eimisioneve të lartë në metan. Gheorghiu thotë se, e parë në një periudhë 20 vjeçare, ndikimi i metanit në ngrohjen globale është rreth 85 herë më i lartë se ndikimi i  CO2. Pavarësisht nga kjo, në të dyja anët e Atlantikut është bërë shumë pak për të luftuar rrjedhjet e metanit.

Marrëveshja e re e gazit ndërmjet BE-së dhe SHBA-së e lidh qëllimin e diversifikimit të furnizimit me “qëllimet klimatike”. Marrëveshja synon të “zvogëlojë intensitetin e gazit serrë në të gjithë infrastrukturën e re të gazit të lëngshëm dhe tubacioneve shoqëruese, duke përfshirë përdorimin e energjisë së pastër në terren, reduktimin e rrjedhjeve të metanit dhe ndërtimin e infrastrukturës së pastër dhe të rinovueshme të përshtatshme për hidrogjen”, thuhet në njoftim.
Por nëse gazi rus thjesht do të zëvendësohet në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, gazi natyror ka të ngjarë të mbetet burimi i dytë më i madh i emisioneve të CO2 në BE pas qymyrit.

Gaz i ndotur nga Teksasi

Në anën tjetër të Atlantikut, sipas Gheorghiut, rregulloret jokonsistente i kanë kthyer disa shtete të SHBA-ve në një “wild west” për industrinë e gazit të lëngshëm. Në Teksas, për shembull, ku ka me dhjetëra mijëra puse nga Permiani e deri në Nju Meksiko, ndezja e metanit, i cili prodhon emetime të larta në CO2, nuk rregullohet fare. Prandaj, gazi nga Teksasi është ndër “gazet më të ndotura” në botë.

Një studim i vitit 2019 ia atribuon rritjen e emetimeve globale të metanit atmosferik bumit të platformave fracking në Shtetet e Bashkuara. Ai vjen në përfundimin se shfrytëzimi i gazit argjilor në Amerikën e Veriut mund të jetë përgjegjës për “më shumë se gjysmën e të gjitha emetimeve të shtuara në botë nga lëndët djegëse fosile” gjatë dekadës së fundit.

LNG-ja e importuar nga Bashkimi Evropian përdoret gjithashtu si lëndë e parë për plastikë dhe plehra, shton Gheorghi. Meqenëse kontratat e importit lidhen shpesh me afate deri në 20 vjeçare, disponueshmëria e karburanteve fosile përbën gjithashtu një pengesë të madhe për dekarbonizimin e kësaj industrie me emetime intensive, tha aktivisti.

Objektivi 1.5 gradë i kërcënuar nga eksportet e LNG

Sipas studiuesve Amanda Levin dhe Christina Swanson nga Këshilli i Mbrojtjes së Burimeve Natyrore të SHBA-ve, përpjekjet e SHBA-ve për të rritur prodhimin dhe eksportet e LNG-së mund të prishin çdo shans për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius (në krahasim me epokën para-industriale).

Eksporti “në rritje të shpejtë” i LNG-së si një “urë” drejt tranzicionit të energjisë së pastër – emetimet e gazit janë rreth 50 për qind më të ulëta se qymyri – “forcohet varësia nga karburantet fosile, duke e bërë edhe më të vështirë kalimin drejt energjisë me pak karbon”, shpjegojnë Levin dhe Swanson në një studim.

Ndikimi i LNG-së në klimë do të dyfishohej nëse nxjerrja, transporti, lëngëzimi dhe rigazifikimi do t’i shtoheshin emetimeve të gazrave serrë nga djegia e gazit, thonë shkencëtarët.

“Nëse Europa vërtet dëshiron të heqë gazin rus, e vetmja mundësi reale që ka, është të largohet plotësisht nga gazi.” “Ne kemi një mundësi unike historike dhe një detyrim për të ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si ne gjenerojmë dhe konsumojmë energji,” thotë aktivisti i klimës Andy Gheorghiu. “Por zgjidhja që kanë paraqitur qeveritë tona transatlantike nuk është asgjë më shumë se biznesi i zakonshëm.”/DW



Ju sugjerojmë

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë
Bota

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë

28 Tetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Moti/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

28 Tetor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

28 Tetor, 2025 7:54 am
Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
Aktualitet

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

27 Tetor, 2025 7:17 pm
Para

Festimet para dasmës mbretërore, Geraldina:Populli im është më mikpritësi në botë

Presidenti, Berisha: Nuk votojmë emrat e Ramës,s’çojmë në presidencë kopjen e tij

Presidenti, Berisha: Nuk votojmë emrat e Ramës,s'çojmë në presidencë kopjen e tij

2 Prilli 1991/ Berisha homazhe: Sot vota e lirë e konfiskuar nga patronazhistët

2 Prilli 1991/ Berisha homazhe: Sot vota e lirë e konfiskuar nga patronazhistët
















TE FUNDIT

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë
28 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, nënshkruan një marrëveshje kornizë mbi...

Lexo më shumë

Moti/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
28 Tetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike kryesisht në pjesën e parë të ditës....

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
28 Tetor, 2025

Dashi Partneri do ju tregoje sot se është një kënaqësi e madhe t’iu kesh pranë ju. Nuk do mungojnë surprizat...

Lexo më shumë

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
27 Tetor, 2025

“Çfarë tha Dumani për hetimin e politikanëve” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” duke iu referuar raportimeve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com