Aktualitet

Presidenti, Berisha: Nuk votojmë emrat e Ramës,s’çojmë në presidencë kopjen e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:01 - 02/04/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë homazhe në Shkodër në memorialin e “ 2 Prillit 1991”.

Në përfundim të ceremonisë Berisha dha një deklaratë për mediat, ku foli për bashkim të PD kundër regjimit të Edi Ramës.

“Të rinjtë shqiptarë do të rikthehen fuqishëm për të rikthyer votën e lirë. Është bashkim i padiskutueshëm me deputetët e Shkodrës dhe të PD të cilët i respektoj. Është koha të bashkojmë energjitë tona përballë regjimit. Ky regjim përbën një organizatë të vërtetë kriminale në aktet e plaçkitjes së këtij vendi. Kur janë me kollare dhe kostume ky kategorizim pavarësisht se vjen në zinxhir kjo nuk është organizatë por super organizatë. Edi Rama e  keni vënë re se është dezikulibruar sepse e sheh se ngado  që lëviz del ai që është ai”, tha Berisha.

Për zgjedhjen e Presidentit të ri, ish-kryeministri, Sali Berisha tha se nuk do të votojë kandidatët e Ramës.

“Unë kam besim që ai i ka kohërat e numëruara.  Nuk kam një emër për President për të propozuar.  Opozita nuk propozon emra. Nuk votojmë kandidatët e Edi Ramës. Kjo do të thotë të çojmë në presidencë kopjen e tij. Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë”, tha Berisha./Opinion.al

 

Pas