Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

2 Prilli 1991/ Berisha homazhe: Sot vota e lirë e konfiskuar nga patronazhistët

2022/04/02 at 11:15 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
2 Prilli 1991/ Berisha homazhe: Sot vota e lirë e konfiskuar nga patronazhistët

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë homazhe në Shkodër në memorialin e “ 2 Prillit 1991”.


Më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën që njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri. Edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vrau më 2 prill 1991 4 të rinj.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e zhvilluar ish-kryeministri Berisha tha se sot nderojmë veprën e martirëve të demokracisë në një ditë të vështirë për Shqipërinë. Sipas tij sot pas 31 vitesh të martirizimit të tyre vota e lirë është tërësisht e konfiskuar nga sistemi kriminal i patronazhistëve.

“Ne nderojmë sot veprën e pavdekshme të martirëve të demokracisë të cilët do të jetojnë për jetë të jetëve me lirinë dhe votën e lirë të shqiptarëve. Por sot ne nderojmë kujtimin e tyre në një ditë të vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ish-presidenti i SHBA-ve, Ronald Regan do të deklaronte se lirisë nuk i duhet më shumë se një gjeneratë që edhe të zhduket. Sot pas 31 vitesh të martirizimit të tyre vota e lirë është tërësisht e konfiskuar nga sistemi kriminal i patronazhistëve, nga tregu kriminal i blerjes dhe shitjes së votës, nga bandat e qeverisë. Martirët e 2 prillit sot më shumë se kurrë kanë një apel për të rinjtë shqiptarë, të vazhdojnë betejën e tyre për votën e lirë. Sot shqiptarët nuk përballen me një diktaturë staliniste, por me një qeveri e cila siç faktohet çdo ditë përbën një organizatë të vërtetë kriminale. Një qeveri e cila njëlloj si një organizatë kriminale vjedh dhe plaçkit shqiptarët, votën e tyre, liritë e tyre, pasuritë e tyre dhe kjo përbën një kushtrim, një apel për çdo demokrat, çdo qytetar, të bashkojmë forcat për të çliruar Shqipërinë, të frymëzuar nga Shkodra, nga kjo klikë e cila nuk ka asgjë të përbashkët me idealet e lirisë për të cilat u sakrifikuan martirët e Shkodrës, me idealet lirisë të qytetarëve të Shkodrës dhe qytetarëve shqiptarë. Ndaj le të zotohemi ne para kujtimit, veprës së 4 martirëve se do bëjmë gjithçka, se jemi të gatshëm për çdo sakrificë, të rikthejmë votën e lirë të shqiptarëve, për të cilën këta të rinj flijuan veten dhe rininë e tyre. Rroftë Shkodra, nderim përjetë martirëve të 2 prillit, rroftë Shqipëria!”, deklaroi Berisha.

 



Ju sugjerojmë

Koncerti, Rama: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale
Kryesore

Koncerti, Rama: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale

11 Korrik, 2026 1:18 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

11 Korrik, 2026 9:54 am
Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush
Bota

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush

11 Korrik, 2026 9:19 am
Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës
Aktualitet

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës

11 Korrik, 2026 9:11 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë

11 Korrik, 2026 9:10 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

11 Korrik, 2026 8:32 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Para
Arrestohet gruaja në Divjakë/ Policia: Kanosi për jetën bashkëshortin

Arrestohet gruaja në Divjakë/ Policia: Kanosi për jetën bashkëshortin

Goditi me shpullë komedianin Chris Rock, Will Smith jep dorëheqjen nga Oscars

Goditi me shpullë komedianin Chris Rock, Will Smith jep dorëheqjen nga Oscars

“Doja të vdisja”: Nënat kosovare të ndjekura nga masakra e fëmijëve

“Doja të vdisja”: Nënat kosovare të ndjekura nga masakra e fëmijëve
















TE FUNDIT

Koncerti, Rama: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale

Koncerti, Rama: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama publikoi imazhet e natës së mbrëmshme të stadiumit ku do të performojë reperi amerikan Kaney West. Rama...

Lexo më shumë

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të shtune në rrjetet sociale një shkrim në të cilin thuhet se...

Lexo më shumë

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush
11 Korrik, 2026

Presidenti Donald Trump tha se SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord të vazhdonin bisedimet pavarësisht përshkallëzimit të armiqësive këtë javë,...

Lexo më shumë

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës
11 Korrik, 2026

Edhe në muajin korrik është ende e mundur të gjenden dhe të rezervohen fluturime me çmime nën 30 euro. Nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}