-U tha në Opinion

Gazetarja Lala: Ish-kryeprokurori Llalla dyshohet se ndodhet në Zvicër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:40 - 22/09/21 |
Opi Nion

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se nga të dhënat jo zyrtare, dyshohet se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ndodhet në shtetin e Zvicrës.

Në emisionin “Opinion”, Lala tha se ish-kryeprokurori ka udhëtuar para 2 javësh nga Rinasi në drejtim të Turqisë, por nuk ka deklaruar destinacionin final në aeroport.

“Unë në mesditë kam pasur kontakte me disa burime të mia që më kanë konfirmuar se në 2 javët e funfo ka udhëtuar nga aeroporti i Riansit në drejtim të Turqisë. Ka pasur mundësi të komunikojë më një nga oficerët. Llalla nuk ka deklaruar destinacionin final sepse ka qenë qytetarë i lirë dhe nuk ka pasur masë sigurie. Jo zyrtarisht thuhet se Llalla mund të gjendet në Zvicër”,-tha Lala.

Llalla është shpallur në kërkim, pas dënimit me dy vite burg nga Gjykata, pasi akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë teksa bëhet i pari zyrtar i lartë i dënuar me burg që nga miratimi i Reformës në Drejtësi./Opinion.al

/Opinion.al

Pas