-U tha në Opinion

Gazetari: Çfarë e lidhi vrasjen e Durrësit me grabitjen e Rinasit


               Publikuar në : 00:00 - 06/05/20 |
Opi Nion

Çfarë ndodhi më 27 Prill, në atentatin kundër dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia dhe si lidhet vrasja e tyre me grabitjen e Rinasit? Në emisionin “Opinion” gazetari i Tv Klan Ermal Vija, tregoi se çfarë ka dëshmuar bashkëpunëtori i policisë, 22-vjeçari Klevis Alla.

 

“Është vetem dëshmia e Klevis Allës që ka lidhur ngjarjen e Durrësit me grabitjen. 22 -vjeçari ka bashkëpunuar me policinë duke treguar fillimisht armën e krimit që është gjetur në një kanal dhe makinën me të cilën janë larguar. Këto dy elementë kanë çuar policinë të besojë që ky është personi që ka marr pjesë ne ekzekutim.  Ai ka dhënë edhe disa deklarime të tjera, një prej të cilëve është që vëllezërit Haxhia, Besmiri që kanë qenë i dënuar në Greqi, mund të jetë njohur me Admir Murataj. Dhe pas grabitjes së ndodhur në 9 Prill ka dyshime që Haxhia ka fshehur një person që ka marr pjesë në grabitjen e Rinasit”, u shprehVija.

Fevziu: Në momentin e parë u tha që vëllezërit nuk kishin precedentë dhe nuk ishin problematikë….

Vija: Aktivitetin e kanë kryer jashtë, kjo vetëm për Besmir Haxhia, ndërsa për Viktor Haxhia nuk kishte të dhëna për veprime kriminale. Dëshmitë e 22-vjeçarit tij janë duke u verifikuar nga hetuesit. Ajo që është verifikuar deri tani, janë provat e lidhura me vrasjen e vëllezërve, siç ishin dy automatikët dhe mjeti . Këto janë përputhur deri në këto momente./Opinion.al

 

Pas