Sociale

Gazetari Berat Buzhala humb të atin nga COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:58 - 11/07/20 |
Opi Nion

Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar humbjen e të atit për shkak të koronavirusit.

“Sot në ora 13.00 vdiq baba i jonë, Bashor Gegë Buzhala, në moshën 72- vjeçare. Pas një lufte të gjatë me COVID-in ai nuk arriti të fitojë. Në sytë e mi, të vëllaut dhe dy motrave, kjo është humbja e tij e parë. Ne ishim jashtëzakonisht krenarë qe e kemi pasë nje babë sikur ai. Tash e kemi nanën”, shkruan Buzhala.

Sikurse kishte bërë të ditur edhe më herët në rrjetet sociale, në familjen e tyre disa anëtarë ishin prekur nga COVID-19, përfshi edhe vetë gazetarin. Por nëse anëtarët e tjerë të familjes kishin arritur ta kalonin këtë situatë, babai i gazetarit prej ditësh ndodhej në gjendje të rëndë, pa mundur ta fitojë betejën me sëmundjen./Opinion.al

 

 

Pas