Kryesore

Gazetarët kërkojnë listat, Bardhi: Listat nuk ua jap, nuk i nxjerr në Lanë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:27 - 20/12/21 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është pyetur nga gazetarët nëse do t’i kenë listën e plotë me emrat e delegatëve dhe funksionet e tyre.

Bardhi u shpreh qartë se nuk do ua japë listat askujt, pasi sipas listat nuk janë për t’u nxjerrë në Lanë.

Nuk do ua jap, sepse PD është institucion, nuk shpërndan lista, nuk nxjerr në Lanë e në rrugë lista, dhe as shumëfishon lista. Ne po bëjmë transparencë të plotë të emrave. Boll i kemi lodhur demokratët. Tani demokratët do të punojnë për demokratët. Ka mbaruar ajo kohë. Tani kjo parti ka vetëm një interes, atë të demokratëve. Pengmarrja e kësaj partie për interesa financiare të njërit apo tjetrit ka marrë fund. Pengmarrja e kësaj partie për halle personale ka marrë fund. Kemi përgjegjësi dhe detyrim ndaj ish-pronarëve për t’iu dhënë pronat, ndaj ish të përndjekurve për t’iu dhënë dëmshpërblimin”-tha Bardhi./Opinion.al

Pas