Aktualitet

Gara për kreun e PD, Rithemelimi tregon si po shkon votimi në të gjithë vendin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:20 - 22/05/22 |
Opi Nion

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike ka bërë me dije se ka nisur procesi i votimit për kryetar të PD-së dhe po vijon normalisht në të gjithë vendin.

Në një njoftim për mediat theksohet se Komisioni do të qëndrojë i mbledhur deri në fund të procesit të votimit, derisa të votojë edhe anëtari i fundit i PD për të monitoruar si dhe për të marrë çdo masë çdo problematikë apo nevojë që mund të kenë degët.

Njoftimi i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se janë hapur të 108 qendrat e votimit në të gjitha degët e PD.

Procesi ka filluar e vijon normalisht.

Komisioni do të qëndrojë i mbledhur deri në fund të procesit të votimit, derisa të votojë edhe anëtari i fundit i PD për të monitoruar si dhe për të marrë cdo masë në kohë reale për cdo problematikë apo nevojë që mund të kenë degët.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e procesit më të rëndësishëm të zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Demokratike me parimin “një anëtar një votë”./Opnion.al

Pas