Surprizë në garën për kandidat për deputet të Partisë Demokratike në Pogradec.
Nga votimi i zhvilluar sot në të gjithë qarkun e Korçës, anëtarësia e PD zgjodhi kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër të vlerësimit, por ajo që tërheq vëmendjen është lista e Pogradecit.
Burime për Abc News konfirmojnë se është nxjerrë nga lista Klevis Balliu, një nga figurat më aktive në PD.
Po ashtu demokratët e Pogradecit me votën e tyre eleminuar dhe ish kryebashkiakun, Eduard Kapri.
Mësohet se në total kanë votuar 450 anëtarë. Kapri ka marrë 200 vota kontestuese nga anëtarësia, ndërsa Balliu 306.
Kualifikohen për të vazhduar garën:
1- Anila Hysenbegasi
2- Arjan Mançellari
3- Armant Zerka
4- Erald Kapri
5- Erlis Çela
6- Genti Çela
7- Oligert Muçllari
8- Selaudin Jakupllari/ Opinion.al