Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gaforrja dhe Shigjetari shenjat më me fat, para për Demin e Virgjëreshën

2023/02/20 at 3:09 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Parashikimi javor për shenjat e horoskopit paraqet një javë të qetë, pa trazira dhe ngjarje të forta duke i dhënë mundësi secilës prej tyre të fokusohet dhe të hartojë një plan suksesi. Astrologia Krisanthi Kallojeri, e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan thotë se nisur nga pozicioni i Hënës, shenja më e favorizuar është Gaforrja ndërsa Jupiteri dhe Afërdita i sjellin shkëlqim Shigjetarit. Demi dhe Virgjëresha janë shenjat që do të kenë më shumë përfitime financiare, ndërsa Akrepi i gëzohet dashurisë.


Dashi – Keni një periudhë shumë të  mirë, Venusi kalon sot në shenjën tuaj dhe do qëndrojë deri më 17 Mars. Me Jupiterin dhe Venusin në shenjën tuaj keni mundësi të bëni çudira. Përfitoni, mos nxitoni dhe evitoni impulsivitetin. Këtë javë veprimet tuaja harmonizohen plotësisht me qëllimet dhe projektet që keni. Kujdes në sferën financiare gjatë gjithë periudhës, mos merrni vendime të nxituara kryesisht në pronën tuaj. Me Hënën e re te Peshqit futeni në një periudhë ku mund të planifikoni, nuk duhet të bënit të ditur te të tjerët planet tuaja, përpunojini, përpiquni t’i realizoni dhe kur të vijë momenti i ditëlindjes pas datës 20 Mars, mund të lulëzoni dhe t’i bëni të njohura tek të tjerët. Këtë javë një çështje ekonomike mund t’ju nxjerrë jashtë programit, por njëkohësisht do të keni dhe zgjidhje.

Demi – Me kalimin e Venusit te Dashi do të shijoni më shumë jetën tuaj private, intime  Ndryshimet lidhur me jetën e përditshme ose punën është mirë t’i mbani brenda vetes, t’i përpunoni, t’i realizoni dhe më pas t’i shohinn të tjerët. Në jetën sentimentale gjatë kësaj periudhe mund të lëvizni në mënyrë më diskerete. Hëna e re në shenjën e Peshqve ka të bëjë me synimet, projektet, qëllimet tuaja dhe mirë është të jenë sa më reale sepse aq më të realizueshme. Edhe pse mund  të keni mbështetjen e të tjerëve, mirë është të dini ku ndalon realja nga ekzagjerimi. Do të keni kontakte e biseda në datën 21-22. Kërkoni me takt ato që doni. Në datat  22-23 do keni një përfitim, një ndihmë ekonomike.

Binjakët – Kalimi i Venusit te Dashi favorizon jetën sociale, diçka shumë e rëndësishme për ju sepse komunikimi dhe të jeni socialë është pjesë e jetës dhe karakterit tuaj. Do bëni njohje e takime të reja, do mësoni gjëra të reja dhe do merrni të dhëna të reja deri në datën 17 Mars të cilat do jenë të dobishme për zhvillimin tuaj të mëtejshëm. Hëna e re në shenjën e Peshqve ndikon në asket kryesore të jetës, por më shumë në fushën profesionale. Mund të bëni një fillim të ri, por duhet të dini se ka një peshë përgjegjësie. Kryesisht ndikohen të lindurit në ditët e para të shenjës dhe për vitin 2023, ata të lindurit deri në 8 ditët e para të shenjës. Kjo javë është shumë e mirë dhe keni mundësi të bëni një plan afatshkurtër dhe fillimisht gjatë kësaj jave planet e projektet harmonizohen me veprimtarinë. Jini aktivë  gjatë ditës. Do të keni një sukses lidhur me një çështje të së ardhmes në 22-23 të muajit.

Gaforrja – Me kalimin e Venusit në Dash, ku ndodhet edhe Jupiteri është shumë favorizuese për karrierën dhe jetën tuaj sociale. Kudo shkoni bëheni të pranueshëm dhe tani është momenti të kaloni mesazhet që doni në lidhje me planet dhe realizimet. Hëna e re në Peshk ju bën ëndërrimtarë dhe është pozitive sepse përmes  ëndrrave marrim krahë, pro sa më të disiplinuar, të planfiikuar dhe të organizuar të jeni, aq më afër realizimit të ëndrrës. Në datën 21-22 mos u mbështetni te ndihma e të tjerëve, ndërsa në 22-23 dashuria është në atmosferën tuaj, por kush do e bëjë hapin i pari? Mund të realizoni një udhëtim dhe ta kombinoni me një çështje profesionale.

Luani – Kalimi i Venusit në Dash nis për ju një periudhë shumë të bukur, madje deri më 17 Mars keni mundësi të bëni një udhëtim, ta kombinoni me çështje profesionale, argëtim, studim, trajtim dhe projekt, favorizohen. Mund të gjendeni njëkohësisht në një vend shumë të bukur që mund të krijojë njohje të dobishme për periudhën që vijon. Me Hënën e re në Peshk përqendrohuni në anën pssikologjike, rrini larg mendimeve negative, shihni dëshirat më të thella që të jenë sa më reale dhe njëkohësisht mund të zgjidhni dhe fokusohuni te problemet lidhur me anën ekonomike me të tjerëve. Pra trashëgimitë, bankat, tatimet, bashkëpunimet  ekonomike me partnerin. Më 21-22  përfitoni nga disa pengesa që do të keni sepse do  t’ju udhëheqin drejt një zgjidhjeje, ndërsa më 22-23 do të realizoni një takim që promovon punën tuaj. Një marrëdhënie miqësore mund të zhvillohet në një lidhje dashurie.

Virgjëresha – Kalimi i Venusit në Dash ajo mbështetja ekonomike që ju kemi premtuar ne astrologët që në fillim të vitit që do jetë edhe psikologjike, është më reale dhe e theksuar deri në datën 17 Mars. E  përfitoni në sferën financiare nga një ndihmë që do të keni dhe nëse jeni të interesuar të merrni një kredi bankare, është momenti por thjesht mos bëni veprime të nxituara, shihni deri ku mundeni. Hëna e re në shenjën e Peshqve krijon kushte për një fillim të ri në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, ndikohen kryesisht të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës që tashmë ndoshta kanë një fobi sepse kanë kaluar zhgënjime, por tani gjërat janë më të qarta, më të kthjellëta, më të sinqerta dhe duhet të veproni. Ju që jeni në një lidhje ose bashkëpunim, nëse jeni të interesuar duhet ta  mbroni sepse marrëdhëniet do vihen në një provë. Në datën 21-22 jini korrektë dhe kontrolloni reagimin ndërkohë në datën 22-23 keni zhvillime pozitive në punë dhe ata që janë në kërkim, mund të marrin një lajm të mirë.

Peshorja – Kalimi i Venusit përballë jush, bashkë me Jupiterin që gjendej që në fillim të 2022 krijohen kushtet për të realizuar ato që doni në jetën tuaj personale, ku njëkohësisht do keni mbështetjen dhe ndihmën e partnerit dhe bashkëpunëtorit tuaj. Do keni shumë suksese në jetën personale në Mars e Prill por mos harroni që sasia nuk bën cilësinë. Brenda rasteve që do keni, bëni zgjedhjen e duhur për ju sidomos tani që me Venusin në Dash mund të jeni më të nxituar. Hëna e re në Peshk do sjellë një fillim të ri në punë ose jetën e përditshme që kërkon disiplinë deri në datën 20 Mars. Një udhëtim dhe zhvillime pozitive do të keni këtë javë në jetën personale. Përfitoni në datat 21-23 Shkurt, por tregoni pak kujdes me të parën.

Akrepi – Kalimi i Vensuit në Dash përmirëson jetën e përditshme dhe krijon një atmosferë më të mirë  në punë ndaj nëse jeni në kërkim është momenti ta gjeni dhe të keni të ardhura më të mira. Për ata që kanë një biznes mund të bëjnë investime dhe blerje, por të jenë afatshkurtra dhe jo të nxituara. Hëna e re në shenjën e Peshqve është një periudhë shumë erotike dhe favorizohen të lindurit në ditët e para të shenjës. Çështjet ekonomike që kanë të bëjnë me të tjerët favorizohen dhe mund të zgjidhni çfarë ka të bëjë me bankat, tatimet dhe bashkëpunimet financiare.

Shigjetari – Jeni më të favorizuarit e periudhës sepse sa i përket Venusit dhe Jupiterit, dy planetet e fatit dhe dashurisë gjenden në shtëpinë e tyre të pestë që lidhet me fëmijët, dashurinë, krijimtarinë, fatin,  argëtimin, investime. Thjesht duhet të mos veprojnë në mënyrë impulsive. Hëna e re në Peshk i përqendron në ambientin familjar, në ndryshimet që duan të bëjnë por që duhet të kenë një planifikim dhe përgjegjësi. Nga data 21-23 do kenë favorizime dhe zhvillime të mira nëse do shmangin disa kontradikta me bashkëpunëtorët ose të tjerët.

Bricjapi – Venusi në shenjën e Dashit favorizon krijimin e një atmosfere shumë të këndshme në familjen tuaj, kështu që mund të mblidhni njerëz në shtëpi, të përmirësoni kushtet ose të përfitoni nga prona juaj. Hëna e re në Peshk është një klimë që do ndryshojë për një muaj sjell mundësi për të promovuar punën tuaj përmes udhëtimeve, kontakteve, bisedave dhe kjo do sjellë zgjidhje në sferën ekonomike. Paralelisht me periudhën, kjo javë sjell zgjidhje dhe shpenzime. Nëse disa nga ju hasin pengesa në financa, të jeni të bindur se do gjeni zgjidhje.

Ujori – Me kalimin e Venusit në Dash është një periudhë që jeni të komunikueshëm, në lëvizje, do takoni miq e shokë, do flirtoni dhe do keni dëshirë për dashuri, por përmes këtyre mund  të realizoni qëllimet tuaja. Gjithë lëvizjet tuaja duhet të kenë si synim që të realizoni qëllimet dhe projektet. Hëna e re vë fokus në shenjën financiare dhe do keni zhvillime aty, fitime, fillime të reja por duhet të jeni të kujdesshëm në investimin që do të bëni. 22-23 Shkurti ju sjell fitime, ndërsa në datën 21-22 duhet të jeni sa më elastikë në reagimet ndaj problemeve.

Peshqit – Kjo Hënë e re hap rrugën për kalimin e Saturnit në shenjën tuaj që do ndodhë në datën 7 Mars  me Hënën e plotë në aksin tuaj. Fillon një periudhë me përgjegjësi, organizim, punë, ndërgjegjësim që do të zgjasë rreth dy vite e gjysmë. Kjo Hënë e re bashkë me Venusin në shtëpinë tuaj të dytë krijon kushtet që përmes një fillimi të ri të prgramuar, të disiplinuar ku do i përvisheni punës do keni rritjen e të ardhurave financiare dhe mund të krijoni një bazë të tillë që mund ta shijoni për vite. Prej kësaj jave  fokusohuni te vetja dhe punoni me të në çdo drejtim./tvklan.al

Etiketa: horoskopi javor


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Putin: Ne e shohim Ukrainën si shtet vëllazëror, ajo që ndodh atje s’është faji ynë

“Gjykata e Popullit” nis gjykimin e Putinit për luftën në Ukrainë

Atentati i dështuar, shënjestër “Oti i Elbasanit”, po udhëtonte bashkë me fëmijët kur…

Atentati i dështuar, shënjestër "Oti i Elbasanit", po udhëtonte bashkë me fëmijët kur...

“Si janë fëmijët?”, prapaskenat e takimit të Biden dhe Zelensky-t

"Si janë fëmijët?", prapaskenat e takimit të Biden dhe Zelensky-t
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}