Aktualitet

Fushë-Krujë, bombë në karburant, shmanget tragjedia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:15 - 11/11/15 |
b.f

FUSHË-KRUJË- Tritoli kthehet bindshëm në Fushë-Krujë. Kësaj radhe në shenjestër ka qenë një pikë karburanti. Lënda plasëse ka shpërthyer dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk ka prekur depozitën e naftës. Është shmangur tragjedia në njerëz, pasi nga shpërthimi i naftës do të ishte dëmtuar gjithë zona.

Lidhur me ngjarjes, policia po heton dhe ende nuk i di autorët. Mësohet se 200 gram tritol ishte vendosur kësaj pike karburanti pas mesnate. Pronari, 62 vjeçari Zyhdi Çela thotë se nuk ka konflikte me njeri. Dëmet në ambientet e karburantit janë të mëdha po kështu janë shkatërruar edhe makinat që qendronin të parkuara aty.

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

  1. I kerkojne Qeverise ti heqim pikat e benxines te cilat jane afer pallateve te banimit, se behet e keqja pa pritur e pa kujtuar. Tek Don Bosko pallati Eshte ngjitur me benxinen, aty plasi Edhe bombula para pak kohesh e u be nami, e Jo me te plasi nje pike karburanti. Eshte nje pike karburanti karshi kesaj qe nuk Eshte afer pallateve karburanti Gazheli, keshtu qe Kjo karshi cfar duhet apo plas njera, plas Edhe tjetra.

Pas