Bota

Fuqia e riciklimit, nga hotelet me pesë yje tek të pastrehët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:47 - 04/06/20 |
el ida

A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me sapunët gjysmë të përdorur të hoteleve, kur ju largoheni pas një pushimi ose udhëtimi pune?

Soap Cycling, një organizatë joqeveritare me bazë në Hong Kong, tregon se po ndihmon në riciklimin e qindra sapunëve të mbetur në hotele, dhe në shpërndarjen e tyre në kuti higjene, në komunitetet e të pastrehëve dhe atyre me të ardhura të ulëta.

Themeluar në vitin 2012, organizata joqeveritare (OJQ) është partnerizuar me mbi 80 hotele në territor përfshirë ato me pesë yje dhe ka mbledhur rreth 17,545 kg sapunë vitin e kaluar.

Pasi copëzat e sapunëve mblidhen nga hotelet, vullnetarët i përpunojnë ato në një depo, duke hequr shtresën e sipërme, duke i copëtuar dhe më pas duke formuar sapunë të rinj në përmasa më të mëdha.

Sapunët e ricikluar shoqëruar me maska kirurgjikale dhe higjenizuesë, u dërgohen organizatave, që ua dhurojnë atyre të pastrehëve ose fëmijëve të shkollave nga komunitetet me të ardhura më të ulëta./Opinion.al

Pas