Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fundvit në pandemi?Shqiptarët preferojnë ikin jashtë për festat, ja destinacionet

2021/12/19 at 8:56 AM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Fundvit në pandemi?Shqiptarët preferojnë ikin jashtë për festat, ja destinacionet

Fundvit në pandemi? Shqiptarët u thonë “po” udhëtimeve jashtë. Preferencat janë rajoni për çmime ekonomike dhe ata që duan t’i bëjnë qejfin vetes, Dubai dhe Egjipti…


Kush nuk i do udhëtimet? Në prag festash, ato bëhen zgjedhja ideale për të kaluar disa ditë me miqtë, familjarët apo partnerin. Alternativat turistike në shërbim të shqiptarëve janë duke u shtuar gjithnjë e më shumë dhe kjo ka nxitur prej disa vitesh gjetjen e ofertave, sipas buxhetit, për secilin udhëtar.

Pavarësisht pandemisë, zgjedhjet e shqiptarëve janë të shumëllojshme dhe agjencitë ia atribuojnë këtij fenomeni rritjes së vaksinimit dhe dëshirës për të udhëtuar pas dy fundviteve të fundit të kaluara në shtëpi.

Menjëherë pas festave të nëntorit, agjencitë turistike në kryeqytet thonë se nisi interesi për udhëtime për fundvit. Një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë rezervuar më herët për festat e fundvitit dhe kjo ka ndodhur, kryesisht për destinacione më të largëta, megjithatë agjencitë raportojnë që udhëtimet në këto dy vite janë lënë “në minutë të fundit”, duke pritur çdo ndryshim të mundshëm politikash, për shkak të pandemisë.

Tani, në mes të dhjetorit të 2021, aktorët e tregut shprehen se, destinacionet për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri, janë prenotuar në rreth 70% të kapaciteteve brenda vendit dhe nuk mungojnë rezervimet për jashtë.

Zgjedhjet flasin për të njëjtat tendenca si vitet e mëparshme: rajoni për ski, sërish rajoni për natën e ndërrimit të viteve e deri te destinacionet ekzotike, ku një përqindje e ulët u lejojnë vetes luksin e 10 ditëve pushime.

Agjencitë turistike në Tiranë përmendin edhe një tjetër fenomen të viteve të fundit. Me rritjen e përdorimit të teknologjisë, përqindja e udhëtarëve është më e vështirë të përllogaritet, duke marrë në konsideratë se një pjesë e mirë e tyre i presin biletat dhe hotelet vetë, jo më nëpërmjet një agjencie turistike.

Edhe këtë vit, në preferencat e shqiptarëve, mbizotëron rajoni: Mavrovë, Kolashin, Brezovicë me një paketë 4-5-ditore, të gjitha të përfshira, duke i shtuar edhe sportin e preferuar të skive, që u mungon në atdhe. Nga ana tjetër, Europa e shumëkërkuar e viteve të fundit, nuk është më në listë për shkak të kufizimeve të vendosura nga vende si Austria, Gjermania, Italia, etj. Krahas rajonit, Beogradi dhe Stambolli janë ndër zgjedhjet kryesore.

Këtë vit, çmimet janë të favorshme në Stamboll, një tjetër destinacion i lakmuar për shkak të mungesës së kufizimeve krahasuar me Europën. Në hotele të mëdha më emër, organizohet darka e Fundvitit, një nocion i panjohur dhe i pafestuar për vendasit.

Rajoni, zgjedhja më e lirë

Thuajse në të gjitha festat që shqiptarët kërkojnë të lëvizin jashtë, alternativa e parë që i vjen në mendje është rajoni. Arsyeja është çmimi, siç argumentojnë agjencitë turistike, por edhe mungesa e kufizimeve, krahasuar me Europën.

Me një avantazh të tillë dhe me organizime të mira për festa, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia e Veriut por edhe Serbia kanë pasur rezervime të shumta nga shqiptarët, për pushimet e fundvitit. Faktor kyç, sipas agjencive është afërsia, sidomos për familjet, edhe me fëmijë, që mund të zgjedhin të udhëtojnë me makinën e tyre drejt këtyre destinacioneve.

Infrastruktura e mirë dhe çmimi i leverdishëm e ka vendosur Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, me resortet e tyre të skive, në listën kryesore. Edhe Brezovica ka qenë e kërkuar, si dhe zona malore e Prizrenit, Prevallë etj. Nga agjencia Union Travel thonë për “Monitor” se çmimi i lirë i josh shqiptarët jo vetëm për festat e fundvitit, por për të gjithë ditët e pushimit të tyre.

Ata zgjedhin rajonin për darkën e ndërrimit të viteve, kryesisht në Budva apo Dubrovnik. Edhe Greqia ka kërkesa, pohojnë agjencitë, por këtë vit kanë qenë më të dobëta, për shkak të kërkesës së vaksinimit dhe kufizimeve me 48 orë të testit PCR.

Nga agjencia Kalemi Travel and Tours pohojnë se udhëtimet me autobusë në rajon, sidomos Selaniku dhe Stambolli, ndryshe nga vite më parë, nuk janë më të preferuara. Shqiptarët kërkojnë të udhëtojnë me avion ose makinë, sipas destinacioneve që kanë buxhetet e tyre.

Ndërsa Matias Travel and Tours pohon se Budva preferohet shumë për fundvit, për të cilën pyesin: “Çfarë festë organizohet dhe me cilët këngëtarë?” dhe më pas, për çmimin dhe hotelin. Sipas të gjithë agjencive të kontaktuara, çmimet në rajon variojnë nga 55 euro dy ditë deri në 160 euro maksimumi.

Krishtlindje dhe ski, sinonim i njohur

Mavrova, Kolashini dhe Brezovica janë tre destinacione, të cilat zgjidhen nga shqiptarët për festa. Po arsyet janë tre: duan të bëjnë ski, infrastruktura e të cilëve nuk gjendet në Shqipëri; e dyta janë të lirë, ofertat janë joshëse dhe e treta, janë afër dhe shpenzohet pak ditë. Nga Hima Travel pohojnë se kjo tendencë duket edhe këtë vit, pasi kërkesat janë të shumta, kryesisht nga të rinjtë.

Nga Union Travel pohojnë për “Monitor” se Kolashini ka marrë më tepër vëmendje këtë vit. Megjithatë, shtojnë ata, është ende herët për të dhënë një panoramë të qartë, prenotimet tani kanë nisur.

Nga të gjitha agjencitë pohohet një rritje e ndjeshme e çmimeve për paketa turistike, nisur nga kostot e hoteleve që ofrojnë shërbim krahas masave të Covid, si dhe kostot ekstra të udhëtarëve që janë testet PCR.

Darka gala e fundvitit

Stambolli, ndonëse është një ndër destinacionet më të kërkuara dhe të preferuara për shqiptarët, ndryshe nga vendet europiane, nuk ka traditën dhe atmosferën për Krishtlindjeve dhe Natën e Ndërrimit të Viteve.

Turqia nuk i ka traditë këto dy festa. Megjithatë, agjencitë tregojnë se për të gjithë të interesuarit, Turqia sërish i ka rezervuar një hapësirë. Bëhet fjalë kryesisht për resortet turistike në Antalia, Alania etj., të cilët organizojnë “darkën gala të festës së fundvitit”, si përpjekje për të tërhequr klientë që kërkojnë luksin. Ofertat për destinacione të tilla janë me paketa që variojnë në 1200 euro çifti, 5 ditë.

Destinacionet e “nxehta”

Në krye të prenotimeve është Dubai. Dikur, pohojnë agjencitë, ishte një nga destinacionet më të shtrenjta, por prej dy vitesh, çmimet kanë pësuar ulje të lehtë, prej vendosjes së linjës direkte të fluturimit nga Tirana. Paketat për këtë destinacion variojnë: 910 euro, 5 ditë dhe 1099 euro, 8 ditë.

Të mos lëmë pa përmendur atë që ka tërhequr klientelën e re dhe të kamur vitet e fundit: Sharm El- Sheih. Ofertat për këtë destinacion gjenden në çdo agjenci dhe kanë qenë shumë të kërkuara. Koha ideale, temperaturat e larta, kjo i josh shqiptarët që të zgjedhin këtë destinacion, çmimi për të cilin nis nga 550 euro personi dhe arrin deri në 1400 euro/personi. Viza për këtë destinacion, sugjerojnë agjencitë, paguhet në mbërritje në Aeroport dhe kushton 27 dollarë./Monitor



Ju sugjerojmë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

12 Qershor, 2026 8:05 am
Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
Bota

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

11 Qershor, 2026 10:39 pm
Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
Bota

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

11 Qershor, 2026 9:46 pm
Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
Sport

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

11 Qershor, 2026 9:11 pm
Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
Sport

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

11 Qershor, 2026 8:54 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

11 Qershor, 2026 8:27 pm
Berisha: Balluku po bën përpjekje që të blejë pasaportë në Serbi dhe vende të tjera
Aktualitet

Berishës i hiqet “non grata”, çfarë thotë DASH

11 Qershor, 2026 7:29 pm
Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës
Aktualitet

Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës

11 Qershor, 2026 6:53 pm
Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave
Sport

Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave

11 Qershor, 2026 5:33 pm
SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit
Bota

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

11 Qershor, 2026 4:26 pm
Para
U premtuan martesë rumuneve dhe i shfrytëzuan si prosituta,në pranga i riu

Shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Kuvendi i Bashës s’kishte kuorum?Gazetari numëron karriget, sa delegatë ishin dje

Kuvendi i Bashës s’kishte kuorum?Gazetari numëron karriget, sa delegatë ishin dje

Në Kuvendin e Bashës të mitur? Kokalari: Ku të raportoj një abuzim ndaj fëmijëve

Në Kuvendin e Bashës të mitur? Kokalari: Ku të raportoj një abuzim ndaj fëmijëve
















TE FUNDIT

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
12 Qershor, 2026

Dashi Të dashuruarit do kalojnë një ditë paksa të vështirë. Duhet të tregoheni paksa më të duruar dhe të pranoni...

Lexo më shumë

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
11 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se fundmi se të enjten do ta godasë fort Iranin e po ashtu ka...

Lexo më shumë

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
11 Qershor, 2026

Irani mohon Donald Trumpin, i cili kishte nxituar të deklaronte në një postim se jemi shumë afër një marrëveshjeje, dhe...

Lexo më shumë

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
11 Qershor, 2026

Pritja e madhe ka përfunduar dhe Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht. Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}