Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ftesa e Ramës për Bashën, Duka: Përçmuese, për mbijetesën e kryeministrit

2021/04/16 at 9:39 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ftesa e Ramës për Bashën, Duka: Përçmuese, për mbijetesën e kryeministrit

Pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me kreun e opozitës, Lulzim Basha, ka reaguar kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, pjesë e Aleancës për Ndryshim. Në një postim në rrjetet sociale, Duka e quan këtë ftesë si “përçmuese” teksa shton se është një ftesë e kryeministrit Edi Rama jo për të shpëtuar Shqipërinë por për mbijetesë personale.


“Ftesa me përçmim është ftesë për mbijetesë personale dhe nënshtrim poshtërues të opozitës. Rama edhe e fton dhe e përçmon Bashën. Kjo ftesë nuk është për të shpëtuar Shqipërinë por Ramën dhe oligarkinë. Kjo është papërgjegjshmëri përballë papunësisë, varfërisë dhe ngecjes disa vjeçare në proçesin e integrimin europian. Çfarë kredibiliteti do të ketë bashkëqeverisja me Ramën kur ai vazhdon me akuzat ditore shpifëse, përbaltuese dhe përçmuese për Bashën dhe aleatët e tij në koalicionin “Aleanca për Ndryshim”. Është koha që Shqiptarët të votojnë ndryshimin, i cili në çdo rast fillon me largimin përfundimisht të Ramës nga lidhjet kriminale, nga babëzia dhe nga përqëndrimi i pushtetit politik absolutë tek ai, dhe përqëndrimin e pasurisë në vetëm 4-5 oligarkë preferencial.Bashkëqeverisja me Ramën është bashkëjetesë me krimin e rigjallëruar nga Rilindasit për të vjedhur vota edhe në 25 Prill”, shkruan Agron Duka.

Më tej, Duka shkruan se thirrjet “Rama ik”, nuk janë një parullë politike por burojnë nga shpirti i çdo të papuni, të varfëri, biznesi që vuan nga keq-qeverisja rrumpallë plot gjoba, arrogantee Ramës.

“Thirrja “Rama ik” nuk është një parullë politike, por një thirrje që buron nga shpirti i çdo të papuni, të varfëri, të çdo individi dhe biznesi që vuan nga keq-qeverisja rrumpallë plot gjoba, arrogante dhe babëzi. Disa “rilindas” për pushtet absolut kriminalizuan politikën dhe ekonominë.

PAA – do të jetë aleate kredible edhe në qeverisjen pa ‘bashkëqeverisësin Rama’ që edhe përpara largimit nga pushteti – pikërisht në nëntor 2020 e uli buxhetin për bujqësinë në vetëm 57 qindarka në 100 lekë. Eshtë koha për ndryshimin e madh. Është koha për Ramën të kuptojë se koha e tij ka mbaruar. Është koha që Rama t’a kuptojë se aleanca me krimin për të vjedhur vota për mbijetesë dhe imunitet personal do t’a bëjë më të madhe humbjen dhe më të rëndë dështimin dhe vendin e tij në histori si politikani që për pushtet absolutë kriminalizoi veten dhe Shqipërinë.

Fatin politik të Ramës e përcakton vetë Rama duke mos u kapur me thonjë të përgjakur pas karriges kryeministrore. Por Ramën mund t’a shpëtojnë nga etja për pushtet absolut, votuesit e 25 Prillit me votat plebishitare kundër modelit qeverisjes së rilindasve arrogantë dhe të babëzitur” shkruan Duka.

Etiketa: Bashadukarama


Ju sugjerojmë

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Para
Divjakë/Godasin njëri-tjetrin me sende të forta, arrestohet xhaxhai e nipi

Arrestohen dy të rinj, kundërshtuan policinë dhe i dëmtuan makinën

Basha marrëveshje me shoqatën e fasonëve:Taksë 9% e sigurime shoqërore 18%

Basha marrëveshje me shoqatën e fasonëve:Taksë 9% e sigurime shoqërore 18%

Pakt për të çuar LSI për skrap? Meta:Do trefishohet dhe kush duron Monikën

Fondet në bujqësi, Meta: Vetëm “thërrimet” shkojnë te fermerët
















TE FUNDIT

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
15 Korrik, 2026

Kreu i SPAK, Klodian Braho, komentoi në lidhje situatën ligjore të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar...

Lexo më shumë

Rriten çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
15 Korrik, 2026

Më pak se një muaj pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, çmimet e karburanteve në tregun vendas kanë shënuar një...

Lexo më shumë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
15 Korrik, 2026

Zbulohen në fshatin Velë, 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 2...

Lexo më shumë

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
15 Korrik, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri irakian, Ali al-Zaidi, u takuan në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}