Kronikë

Arrestohen dy të rinj, kundërshtuan policinë dhe i dëmtuan makinën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:47 - 16/04/21 |
Opi Nion

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë në Tropojë pas një sherri me persona të tjerë në një lokal në Tropojë. Policia bën me dije se janë vënë në pranga F. O., 24 vjeç, dhe E. B., 23 vjeç.

Gjatë shoqërimit nga patrulla e Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar automjetin e Policisë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. O. i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ” Shkatërrimi i pronës”./Opinion.al

 

Pas