Sport

FSHF jep njoftimin kur do të nisin ndeshjet e Superiores


               Publikuar në : 12:17 - 30/11/19 |
Al Do

Kategoria Superiore do të rinisë me takimet e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit të futbollit javën e ardhshme.

Njoftimin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka njoftuar klubet paraditen e sotme për rinisjen aktivitetin pas ndërprerjes për shkak të tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë.

Ndeshjet e javës së 13-të do të luhen në dy ditë, më 7 dhe 8 Dhjetor. Ditën e shtunë janë në program tre ndeshje. Në orën 13:30 në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, Bylisi do të presë Partizanin, ndërsa në stadiumin “Gjirokastra”, Luftëtari do përballet me Vllazninë. Në “Selman Stërmasi” do zhvillohet ndeshja mes Tiranës dhe Kukësit, takim i programuar për në orën 16:30.

Të dielën do të luhen dy sfidat e mbetura. Në Kurbin, Laçi do të presë Flamurtarin, sfidë që do nisë në orën 13:30, ndërsa në orën 16:30 në stadiumin “Niko Dovana”, do luhet dhe ndeshja fundit e kësaj jave, Teuta-Skënderbeu. /Opinion.al

Pas