Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Freedom House: Pavarësisht goditjes, trafikantët zgjeruan plantacionet e drogës

2017/04/04 at 2:15 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Freedom House: Pavarësisht goditjes, trafikantët zgjeruan plantacionet e drogës

Organizata për të drejtat e njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara, Freedom House, vlerëson se në 2016 Shqipëria ka ruajtur shkallën e demokracisë të një viti më parë, por ka dështuar në përmirësimin e saj.


Raporti thotë se Shqipëria ishte në udhëkryq në vitin 2016, e detyruar të zgjedhë mes trashëgimisë historike të korrupsionit e krimit të organizuar ose të bëjë një ndërhyrje radikale për aspiratat e popullit për një të ardhme në BE.

FH

Raporti thotë se më 22 korrik të vitit të kaluar, pas 18 muajsh pune intensive dhe negociatash të tendosura politike, parlamenti shqiptar kaloi me votë unanime reformën në drejtësi, që synon uljen e korrupsionin, goditjen e krimit të organizuar dhe ndërhyrjeve në sistemin gjyqësor.

Lufta kundër Drogës

Raporti thotë se “pavarësisht bastisjeve dhe goditjes nga policia, financierët dhe trafikuesit ia dolën të zgjerojnë plantacionet e tyre me kanabis anekënd vendit, duke shfrytëzuar fermerët e varfër dhe zyrtarët e korruptuar të shtetit. Problemi duket të jetë i ngulitur thellë në ekonominë e dobët të vendit, papunësinë tek të rinjtë dhe në korrupsionin e përhapur gjerësisht.”
Freedom House thotë se shkatërrimi i kultivimit të kanabisit do të kërkojë masa komplekse dhe të palëkundura, si në termat afatshkurtra ashtu edhe ato afatgjatë, që shkojnë përtej akuzave joproduktive mes kampeve të majta dhe të djathta politike.
“Mbi të gjitha, Shqipëria ende ka rekorde të reja sa i përket hetimit, identifikimit, ndjekjes dhe dënimit të figurave kryesore në trafikimin e drogës dhe aktiviteteve të tjera të krimit të organizuar.”

Ligji i Dekriminalizimit

Raporti po ashtu thotë se “ligji i dekriminalizimit i kaluar në vitin 2015 është ndjekur nga rezultate të vogla sa i përket heqjes së zyrtarëve të korruptuar nga postet publike.”

Freedom House thotë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për tu mbajtur më 18 qershor 2017 do të jenë një test vendimtar për ligjin e dekirminalizimit.

Media

Raporti thotë se kushtet e pasigurta të punës për gazetarët në Shqipëri bëjnë që ata të jenë vulnerabël ndaj presioneve që vijnë nga interesat politike dhe private.
“Teksa media luajti një rol vendimtar në ekspozimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës nga ana e zyrtarëve, dorëheqja e detyruar e një numri gazetarësh lidhur me programet investigative demonstroi problemin e vazhdueshëm të presionit politik mbi median.”

Në krahun tjetër, grupet e shoqërisë civile treguan më shumë gjallërim, organizim dhe angazhim në shprehjen e shqetësimeve të tyre lidhur me çështje të ndryshme sociale dhe politike, të tilla si ndërtimi i hidrocentraleve në Valbonë, Vjosë dhe importimin e mbetjeve.
Perspektiva për 2017-ën

Raporti thotë se implementimi i reformës në drejtësi do të jetë në krye të agjendës së qeverisë me institucionet e reja që priten të krijohen në pranverë të vitit 2017.  Por, para krijimit të institucioneve kërkohet aprovimi i më shumë se 40 ligjeve në parlament që kanë të bëjnë me drejtësinë.

Po, ashtu, zgjedhjet e qershorit të vitit 2017 do të kontribuojnë në rritjen e tensionit, me liderët politikë që do të jenë të angazhuar në negociata për aleancat parazgjedhore dhe në krahun tjetër me rishikimin e kodit elektoral.

Më 9 Nëntor 2016 Komisioni Evropian dha rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian me kusht që të shënohet progres i dukshëm në implementimin e reformës në drejtësi, veçanërisht në largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Për më tepër, për të nisur negociatat, Shqipëria do të duhet të mos marrë veto nga asnjë shtet anëtar i Bashkimit Evropian./tvklan.al

Raporti i plotë: https://freedomhouse.org/report/nations-transit/2017/albania

 

 

Etiketa: Freedom HouseLigji i DekriminalizimitLufta kundër Drogësraportishtetet e bashkuara


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Lu e Vlahutin dy orë me Ramën, përfundon takimi

Lu dhe Vlahutin takojnë Topallin

A është më i miri në botë? Ronaldo thyen një tjetër rekord në Spanjë

Foto/ Cristiano Ronaldo nudo në reklamën e re

Banorja “shpërthen” ndaj Big Brother, nxjerr sekretin e skualifikimit nga gara

Banorja “shpërthen” ndaj Big Brother, nxjerr sekretin e skualifikimit nga gara
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}