Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Francezët zgjedhin sot Presidentin, Macron përballë Le Pen

2017/05/07 at 10:05 AM
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Francezët zgjedhin sot Presidentin, Macron përballë Le Pen

Votuesit francezë sot do të zgjedhin presidentin e vendit, në zgjedhjet që po shihen si përcaktuese për të ardhmen e vendit.


Në raundin e dytë të zgjedhjeve, francezët do të zgjedhin ndërmjet kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron, dhe kandidates të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Vendvotimet janë hapur në orën 8:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00. Në disa qytete të mëdha, vendvotimet do të jenë të hapura deri në orën 18:00.

Macron, 39-vjeçar, ka bërë fushatë me një platformë pro-evropiane, ndërkaq Le Pen, 48-vjeçare, ka thënë se dëshiron që Franca të largohet nga BE-ja dhe të braktisë eurozonën.

Fushata zgjedhore ishte shumë e polarizuar, në të cilën Le Pen, e ka përshkruar kundërshtarin e saj, Macron si një elitist të butë ndaj fundamentalizmit islamik dhe kërcënimeve të tjera potenciale, ndaj vizionit të saj për shtetin francez.

“Strategjia e vetme e Le Pen që ta dëmtojë Macronin, ishte që ta përshkruante atë si një kandidat globalist, politikat e të cilit janë të rrezikshme për Francën”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Martin Michelot, zëvendësdrejtor i Institutit për politika evropiane, EUROPEUM.

Në sondazhet e fundit të opinionit, Macron ka qenë në epërsi, që prej përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 23 prill.

Përveç dallimeve në politikat e brendshme, dy kandidatët për president të Francës, kanë shumë dallime edhe në politikën e jashtme.

“Le Pen do të dëshironte bashkëpunim më të ngushtë me Rusinë në luftën kundër terrorizmit në Lindjen e mesme dhe gjithashtu, do të rihapte negociatat politike me Iranin, të cilat për shembull, janë në kundërshtim të plotë me qëllimet e Shteteve të Bashkuara… dhe mund të çojnë në një përplasje me Shtetet e Bashkuara dhe presidentin Donald Trump”, ka thënë Michelot.

Le Pen, gjithashtu, dëshiron që vendi ta braktisë NATO-n.

Në anën tjetër, politika e jashtme e Macronit, do të ishte vazhdimësi e kursit të presidentit të tanishëm, Francois Hollande, një socialist, në qeverinë e të cilit, Macron ka shërbyer si ministër i Ekonomisë.

“Macron është një politikan që kurrë në karrierën e tij nuk është marrë me politikën e jashtme… kështu që mund të prisni shumë parashikueshmëri në ekipin e tij”, ka thënë Michelot, duke shtuar një listë të pikave kryesore të politikës së Macronit, duke vënë theksin te “pozicioni i njëjtë i fortë karshi Rusisë, rëndësinë e respektimit të marrëveshjes së Minskut, kundërshtimin e aneksimit të Krimesë” dhe angazhimin e fortë për NATO-n”.

Presidenti francez ka një mandat pesëvjeçar. Në zgjedhjet e 7 majit, 48 milionë qytetarë të Francës kanë të drejtë vote. Dalja në zgjedhje pritet të jetë e lartë, ndërsa 77.8 për qind e votuesve të përgjithshëm kanë votuar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. /REL



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Dënohet me 6 muaj burg këngëtarja e njohur, dhunoi nënën

Dënohet me 6 muaj burg këngëtarja e njohur, dhunoi nënën

KQZ: Nëse politika bie dakord për zgjedhje gjithpërfshirëse, afati i fundit është 3 maji

KQZ: Për zgjedhjet në Kavajë do vendosë Presidenti

Ju kujtohet Nazime Visha? Ja ku ndodhet sot ajo…

Ju kujtohet Nazime Visha? Ja ku ndodhet sot ajo...
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}